Ish-Missi, që qëndroi për më pak se dy javë në shtëpinë më të famshme në vend, vazhdon të zgjojë kureshtjen e publikut edhe pas largimit të saj.
Më 11 nëntor, Beharja ndërpreu papritur garën për çmimin e madh, duke nxitur një sërë aludimesh, veçanërisht për shkak të afrimitetit të saj me Fuegon.
Ajo refuzoi të ishte e pranishme në spektaklin e radhës, ku produksioni bëri të ditur se arsyeja e largimit lidhej me gjendjen shëndetësore të vajzës së saj.
Pa dhënë një sqarim të detajuar publik, Beharja zgjodhi t’u përgjigjej aludimeve me një postim thumbues.
“Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”, shkroi ajo, duke publikuar një fotografi pranë bashkëshortit, por pa ia zbuluar fytyrën.
E duket se tani gjërat kanë ndryshuar!
Në një fotografi të publikuar sot në Instagram, Beharja shfaqet krah bashkëshortit të saj, këtë herë pa ia fshehur fytyrën.
Çifti po shijonte një kafe në shoqërinë e një tjetër ish-banori të Big Brother VIP Kosova, Adrian Kalandërit dhe nënës së tij.
Përtej miqësisë që duket se ka vazhduar edhe jashtë shtëpisë me Adrianin, fotografia merr vëmendje për një tjetër arsye.
Beharja, e cila prej vitesh është aktive në rrjetet sociale, ka qenë shumë e rezervuar sa i përket ekspozimit të bashkëshortit të saj.


