Cllevio nuk ka qenë aspak i rezervuar kur ka ardhur puna te deklaratat publike për të fejuarën e tij.
Por së fundmi, është vetë reperi ai që ka ngjallur pikëpyetje mbi atë se çfarë po ndodh në jetën e tij private.
Shkak është bërë një fotografi e publikuar në TikTok, ku ai shfaqej në shoqërinë e një vajze aziatike.
Fotografinë Cllevio e ka fshirë pak më vonë, por jo aq shpejt sa për të mos tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij.
Përtej asaj që është parë në rrjetet sociale, zërat që kanë mbërritur në Prive By LS flasin për një periudhë me ulje-ngritje në marrëdhënien e reperit me të fejuarën.
Nëse bëhet fjalë për një krizë kalimtare apo diçka më serioze, kjo mbetet ende e paqartë.
Por nëse në jetën sentimentale ka pikëpyetje, në atë profesionale Cllevio i ka planet e qarta.
Reperi do ta nisë vitin 2027 pikërisht në Kosovë, ku më 1 janar do të performojë në AMC Hall në Prishtinë. /Prive By LS


