Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Sara Gjordeni, njihet për komunikimin e hapur dhe pa doreza me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Së fundmi, përmes një “ask me a question” në Instagram, ajo i është përgjigjur një pyetjeje që lidhet me besimin e saj fetar.
Një prej ndjekësve e ka pyetur Sarën: “A ke menduar ndonjëherë të bëhesh muslimane?”
Kjo pyetje duket se nuk është pritur me shumë “entuziazëm” nga Sara, e cila ka kthyer një përgjigje të prerë, duke treguar se ndihet plotësisht e përmbushur me identitetin e saj aktual.
Duke shoqëruar postimin me një foto të ëmbël ku shihet partneri i saj, Bardhi, duke mbajtur në krahë vajzën e tyre, Sara shkroi:
“E pse u dashka? Unë jam e krishterë dhe shumë e lumtur e e qetë me besimin tim.”
Pavarësisht se Bardhi dhe Sara vijnë nga sfonde të ndryshme, çifti ka treguar vazhdimisht se dashuria dhe respekti reciprok janë mbi çdo gjë.
Sara duket se kërkon të vendosë kufij të qartë kur vjen puna te zgjedhjet e saj shpirtërore, duke lënë të kuptohet se feja është një çështje individuale dhe se ajo nuk ndjen nevojën për të ndryshuar asgjë në këtë drejtim. /Prive By Liberta Spahiu



