Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Kosova” përfundoi me fitoren e Londrimit‘Vitin tjetër me shumë gjasë…’ Alaudini flet për BBVK5, por duket se kureshtja dhe interesi i publikut nuk ka të ndalur.
Ndonëse kanë kaluar vetëm pak kohë nga mbyllja e këtij sezoni, ndjekësit besnikë të formatit kanë nisur menjëherë me pyetjet rreth edicionit të radhës.
Ka qenë moderatori i programit, Alaudin Hamiti, ai që është përballur së fundmi me kuriozitetin e fansave në rrjetet sociale.
Përmes një komunikimi virtual në llogarinë e tij në Instagram, një prej ndjekësve e ka pyetur drejtpërdrejt: “A do të ketë BB5?”.
Përgjigjja e moderatorit nuk ka munguar, duke lënë të kuptohet qartë se formati do të vazhdojë jetëgjatësinë e tij, por nga ana tjetër ka lënë disi evazive praninë e tij në prezantim. me nota humori, Alaudini u ka kërkuar ndjekësve pak kohë pushim pas ngarkesës së sezonit që lamë pas.
“Më lëni pak të marr frymë prej BBK4 pastaj flasim për sezonin 5,” ka shkruar ai fillimisht, për të shtuar më pas: “Marrë parasysh suksesin, impaktin dhe shikueshmërinë absolute që ka ky format, BIG-u i Kosovës me shumë gjasa do ta ketë sezonin tjetër, me ose pa mua.” /Prive By Liberta Spahiu



