Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: A është ky përditësimi më i keq i Apple? Ja pse iOS 26 po zhgënjen të gjithë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Bota > A është ky përditësimi më i keq i Apple? Ja pse iOS 26 po zhgënjen të gjithë
Bota

A është ky përditësimi më i keq i Apple? Ja pse iOS 26 po zhgënjen të gjithë

Written by:
Prive
Last updated: 23 Shtator, 2025
Share

Apple ka lançuar një tjetër përditësim jo shumë të pëlqyer për iOS.

Sistemi më i ri operativ për iPhone, iOS 26, u bë i disponueshëm më 15 shtator, dhe duket se shumë përdorues janë penduar që e kanë përditësuar pajisjen.

Në fakt, kaq shumë njerëz janë penduar saqë kërkimet për “si të kalosh nga iOS 26 te iOS 18” janë rritur me 335%, raporton Phone Arena.

Por… më vjen keq t’ju zhgënjej: nuk ka mënyrë për të kthyer përditësimin dhe për të kaluar sërish te iOS 18.
Megjithatë, mund të çaktivizoni disa prej veçorive që nuk ju pëlqejnë.

Efekti “Liquid Glass”

Një nga veçoritë që ka krijuar pakënaqësi është efekti i ri “Liquid Glass” (Qelq i Lëngshëm).

Ky dizajn unik, sipas Apple, “reflekton dhe përthyen rrethinën si xhami, ndërsa transformohet në mënyrë dinamike për të ndihmuar në përqendrimin te përmbajtja.”

Fatmirësisht, kjo është një nga ato veçori që mund të reduktohen.

Për ta ndryshuar, shkoni te:
Settings > Accessibility > Display and Text
Aty mund të zvogëloni transparencën, edhe pse nuk mund ta çaktivizoni krejtësisht efektin.

Filtrimi i telefonatave (Call Screening)

Kjo është ndoshta nga veçoritë më pak bezdisëse, por sërish disa përdorues nuk e duan.

Me këtë veçori, iPhone mund t’i kërkojë telefonuesve nga numra të panjohur të identifikohen dhe të thonë arsyen e telefonatës, përpara se telefoni juaj të fillojë të bjerë.

Alternativisht, mund të zgjidhni që numrat e panjohur të shkojnë direkt në voicemail.

Nëse nuk ju pëlqen kjo veçori, mund ta çaktivizoni:
Settings > Apps > Phone > Screen Unknown Callers > zgjidhni “Never”

Sfondet e bisedave (Conversation Backgrounds)

Tani mund të ndryshoni sfondin e iMessage në diçka më interesante se sa e bardha klasike.

Por, kini parasysh: nëse një person e ndryshon sfondin, ndryshon për të gjithë pjesëmarrësit në bisedë.

Nëse preferoni pamjen klasike të iMessage, mund ta çaktivizoni:
Settings > Conversation Backgrounds > disable

Efekti Hapësinor (Spatial Effect)

Ky opsion i ri shton efekt 3D në fotot tuaja dhe “sjell në jetë” sfondin e ekranit.

Disa e shohin këtë si një veçori zbavitëse, por të tjerë preferojnë thjeshtësinë e një sfondi 2D.

Për ta çaktivizuar:
Shtypni dhe mbani ekranin e kyçur, zgjidhni Customize, dhe do ju shfaqet një ikonë gjashtëkëndore – klikoni atë për të fikur funksionin. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pse shumë njerëz po mendojnë që bota merr fund sot
Next Article Buta në paraburgim, këto janë detajet!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Bota

Detajet ‘flasin’, ja çka po ndodh mes çiftit të dashur turk

Fansat e çiftit të dashur të aktrimit, Özge Yağız…

Writen by
Prive
21 Nëntor, 2025
Bota

Studim tronditës: pse gratë po i lënë burrat pas disa vitesh martesë?

Gratë në moshë të mesme po ndahen nga burrat…

Writen by
Prive
29 Gusht, 2025
Bota

Punoi 12 orë e vetme, u bë virale – por Burger King e pushoi

Punonjësja e Burger King, e cila u pushua nga…

Writen by
Prive
21 Gusht, 2025
BotaYjet

Artisti i njohur zbulon lidhjen me katër gra njëkohësisht

Këngëtari dhe autori i njohur amerikan, Ne-Yo, ka bërë…

Writen by
Prive
12 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?