Nuk është një fenomen i panjohur në botën e showbiz-it që yjet të shfaqen me të njëjtën veshje, por kur bëhet fjalë për dy emra shumë të dashur të skenës muzikore shqiptare, vëmendja është maksimale.
Së fundmi, këngëtaret Adelina Ismajli dhe Teuta Selimi kanë bërë “xing” me të njëjtin fustan të bardhë.
Diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli, e ka pasur këtë zgjedhje mode rreth dy vite më parë. Me një fustan të bardhë, të ngushtë pas trupit dhe me një detaj mjaft të veçantë asimetrik e me rruaza në pjesën anësore, Adelina shkëlqeu me elegancën që e karakterizon gjithmonë.
Por duket se ky dizajn kaq i veçantë (ndoshta dhe pa dijeni) ka tërhequr vëmendjen edhe të Teuta Selimit. Këngëtarja e njohur e ka zgjedhur po të njëjtin fustan për një projekt shumë të rëndësishëm. Teuta po e mban veshur këtë krijim gjatë xhirimeve të videoklipit të saj më të ri, i cili pritet të lançohet shumë shpejt për publikun.
Fustani i bardhë u rri mrekullueshëm të dyjave artisteve, duke nxjerrë në pah finesën dhe stilin e secilës në periudha të ndryshme kohore. Siç ndodh shpesh në raste të tilla, rrjetet sociale kanë nisur menjëherë krahasimet dhe komentet.
Sipas jush, cilës prej këngëtareve i ka hije më shumë kjo veshje?


