Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë
Yjet

Aktori Vis Pupa shpallet në kërkim, bashkëshortja para drejtësisë

Written by:
Prive
Last updated: 23 Maj, 2025
Share

Belina Pupa, emër i njohur në rrjetet sociale dhe media si promovuese e mirëqenies mendore, është vënë në qendër të një hetimi penal serioz në Australi. Ajo po përballet me akuza për kultivim të një sasie të madhe kanabisi dhe ndërhyrje të paligjshme në rrjetin e energjisë elektrike – akuza këto që mund të sjellin pasoja të rënda ligjore.

Terapistja, e cila ka mbi 80 mijë ndjekës dhe është bashkëshortja e aktorit të njohur shqiptar Elvis Pupa, doli përpara Gjykatës së Magjistraturës në Adelaide këtë të martë. Deri tani, Belina nuk ka paraqitur ndonjë deklarim fajësie për akuzat që i bëhen.

Sipas dokumenteve zyrtare, ngjarja e dyshuar ka ndodhur në periudhën nga 1 janari deri më 4 prill 2025 në një pronë të ndodhur në Ascot Park. Policia australiane ka zbuluar atje plot 43 bimë kanabisi, një shifër që e klasifikon rastin si “kultivim me përmasa të konsiderueshme”.

Avokati i saj kërkoi ndryshim të kushteve të lirimit me kusht, duke theksuar se Belina ka angazhime ndërkombëtare dhe udhëton rregullisht drejt Shqipërisë, ku ofron shërbime terapeutike edhe në televizion. “Klientela e saj shtrihet në Shqipëri, SHBA dhe Australi. Pupa kalon rreth tre muaj në vit në Shqipëri për arsye pune”, deklaroi ai.

Por prokuroria reagoi ashpër ndaj kësaj kërkese, duke e konsideruar rastin “të rëndë” dhe duke ngritur shqetësime të mëdha pasi bashkëshorti i saj, aktori Vis (Elvis) Pupa, që është bashkë-akuzuar në këtë çështje, është larguar nga Australia dhe aktualisht ndodhet në kërkim.

Seanca u shty për javën e ardhshme, ndërkohë që Belina Pupa do të vijojë të qëndrojë në liri me kusht.

Kjo çështje ka shkaktuar tronditje në komunitetin shqiptar të diasporës, ku Belina njihet për angazhimet e saj publike dhe mesazhet pozitive për shëndetin mendor, shpesh të promovuara përmes platformave televizive dhe sociale.

/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Ishi i Eglit ‘tallet’ me Gjestin? Veprimi ‘ndez’ rrjetin me kritika të forta
Next Article Përfundon autopsia për Festim Isufin, këto janë detajet
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

“Tezja jem u kanë gruaja e parë e babës së Liridonës”, dalin detaje nga dëshmia e Murselit

Me urdhër të Gjykatës, Instituti i Forenzikës Psikiatrike ka…

Writen by
Prive
12 Korrik, 2025
Yjet

Dani bëhet gjysh, ndan foton e veçantë me mbesën

Emocione të mëdha në familjen e artistit të dashur…

Writen by
Prive
24 Qershor, 2025
Yjet

Kush është i dashuri i Fjolla Morinës?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka befasuar fansat…

Writen by
Prive
5 Nëntor, 2025
Yjet

Martohet çifti i njohur, por ky detaj trondit të pranishmit

Showmani i njohur turk Mehmet Ali Erbil, një nga…

Writen by
Prive
4 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Jeta pas Big-ut’, Elijona flet me ndjekësit
7 Mars, 2026
Lady Gaga po martohet! Artistja zbulon planet e dasmës
7 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?