Pas një sezoni të gjatë dhe mjaft intensiv nën dritat e skenës si moderator i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti ka vendosur më në fund t’i dedikojë pak kohë të merituar vetes.
Alaudini ka marrë vendimin për t’iu nënshtruar procedurës së mbjelljes së flokëve.
Përmes llogarisë së tij në Instagram, ai zgjodhi të jetë shumë transparent dhe i afërt me ndjekësit, duke ndarë momente nga kjo eksperiencë krejtësisht njerëzore. Ai publikoi një fotografi para pasqyrës, ku duket i gatshëm për këtë ndryshim. Duke e shoqëruar postimin me shumë pozitivitet dhe doza të lehta humori, ai nuk hezitoi të zbulojë me modesti edhe një “sekret” të vogël.
“Mirëmëngjesi njerëz të dashur. Kjo foto veç tregon që ka ardh koha me u kujdes pak ma shumë për veten. Boll ma me i mbulu flokët me fiber.”
Në një tjetër moment, ai theksoi rëndësinë e të ndjerit të sigurt kur merr një vendim kaq personal. Alaudini tregoi se këtë proces ia ka besuar “Ozone Hair Clinic” dhe specialistes Valmira. “Një hap i ri… mbjelljen e flokëve po e bëj te OZONE, te Valmira. Besimi ka rëndësi kur vendos për diçka të tillë,” u shpreh ai, duke nënvizuar qetësinë që të jep gjetja e profesionistëve të duhur.
Neve na mbetet vetëm t’i urojmë një proces sa më të lehtë dhe të presim me padurim rezultatin e bukur të këtij ndryshimi! /Prive By Liberta Spahiu




