Një bashkëpunim që pritet të bëjë bujë në industrinë e muzikës shqiptare sapo u konfirmua, duke lënë ndjekësit në pritje të ethshme.
Këngëtarja e mirënjohur Besa Kokëdhima ka habitur të gjithë duke njoftuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me një prej emrave më të rëndësishëm të hip-hopit, MC Kresha.
Lajmi është ndarë nga vetë artistja përmes një postimi mjaft të veçantë në profilin e saj në Instagram.
Ajo ka zgjedhur një foto nga ceremonia e saj e kurorëzimit të martesës për të shoqëruar këtë njoftim, duke nxitur menjëherë kuriozitetin e fansave mbi simbolikën e kësaj zgjedhjeje.
Krahas fotos, Besa ka zbuluar se dueti mban titullin “Ani more nuse”, një emërtim që premton një gërshetim interesant stilesh midis dy artistëve me identitete kaq unike muzikore.
Ky bashkëpunim i papritur do të publikohet më datë 28 mars, ditë kur do të zbulohet plotësisht magjia që dyshja ka krijuar në studio.
Mes komenteve të shumta dhe entuziazmit në rrjet, pritet që “Ani more nuse” të kthehet menjëherë në një nga hitet më të dëgjuara të sezonit. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


