Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ardian Bujupi po bëhet baba për herë të parë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Ardian Bujupi po bëhet baba për herë të parë
Yjet

Ardian Bujupi po bëhet baba për herë të parë

Written by:
Prive
Last updated: 10 Shkurt, 2026
Share

Ardian Bujupi sapo na dha lajmin më të ëmbël të vitit!

Këngëtari i njohur, i cili prej vitesh ka zgjedhur të mbajë një profil tejet të ulët sa i përket jetës private, sapo ka thyer heshtjen për të ndarë gëzimin më të madh të jetës së tij. Përmes një postimi në Instagram që rrezaton lumturi, Ardiani ka konfirmuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Fjolla Fetinci, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti shfaqet i ulur në një divan, ndërsa në murin pas tyre është projektuar ekoja e bebit, një detaj ky që e bën foton edhe më artistike dhe prekëse.

“Nga dashuria jonë po lind një jetë e re. Mirë se vjen, engjëlli ynë,” ka shkruar këngëtari në diçiturë, duke emocionuar mijëra ndjekës. Ky moment vjen si një qershi mbi tortë për dyshen, të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni tepër sekrete në verën e vitit 2023 në Gjermani, larg syve të mediave dhe publikut. Që nga ajo kohë, Ardiani është treguar fanatik i privatësisë, duke e mbajtur Fjollën dhe detajet e martesës së tyre larg vëmendjes së panevojshme mediatike, një lëvizje e rrallë kjo për standardet e showbizit shqiptar.

Reagimet nga kolegët dhe miqtë nuk kanë vonuar. Rina Balaj, e cila duket tejet e entuziazmuar, ka komentuar menjëherë, ndërsa Bardhi ka uruar çiftin me “Mashalla”. Edhe Nino Gashi nuk e ka fshehur gëzimin duke shkruar se mezi pret të bëhet xhaxha. Duket se Ardiani po hyn në një kapitull të ri të jetës, ndoshta më të rëndësishmin deri më tani, dhe ne mezi presim të shohim nëse ky ndryshim do të reflektohet edhe në muzikën e tij të ardhshme. Urime çiftit / Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by Ardian (@ardianbujupi)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga problemet shëndetësore te raporti me vjehrrin, Iliriana Sadriu rrëfen gjithçka
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Gjesti ‘kërcënon’ Noizyn dhe Dafina Zeqirin?

Një situatë interesante ka ndodhur në botën e showbiz-it…

Writen by
Prive
4 Prill, 2025
Yjet

‘U bëra kurban i klikimeve’, Sarah reagon pas intervistës te Arbana

Në botën e egër dhe të shpejtë të showbiz-it…

Writen by
Prive
16 Janar, 2026
Yjet

Fansja rumune gdhend fytyrën e Don Xhonit në trup, reperi takohet me të

Don Xhoni ka vërtetuar edhe një herë se muzika…

Writen by
Prive
6 Shkurt, 2026
Yjet

Halil Kastrati bëhet gjysh për herë të parë

Humanisti i njohur Halil Kastrati ka ndarë një nga…

Writen by
Prive
24 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Ardian Bujupi po bëhet baba për herë të parë
10 Shkurt, 2026
Nga problemet shëndetësore te raporti me vjehrrin, Iliriana Sadriu rrëfen gjithçka
10 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?