Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Arjanit Hoti në top 10-she, në rrugë të bëhet asambleist
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Arjanit Hoti në top 10-she, në rrugë të bëhet asambleist
Yjet

Arjanit Hoti në top 10-she, në rrugë të bëhet asambleist

Written by:
Prive
Last updated: 15 Tetor, 2025
Share

Pas numërimit të mbi gjysmës së votave për kuvendet komunale, aktori i njohur Arjanit Hoti është tashmë në vijën fituese për t’u bërë asambleist në Komunën e Drenasit, nga lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Ai renditet i dhjeti në listë dhe, sipas ndarjes aktuale të mandateve dhe kuotës gjinore, pritet të sigurojë ulësen në Asamble nëse renditja e votave mbetet e pandryshuar.

Dy ditë më parë, Hoti kishte reaguar në rrjete sociale me një postim plot emocione, ku theksonte se për të më e rëndësishme se rezultati personal ishte fitorja e Drenasit. “Jam krenar që qëndrova krah kryetarit Ramiz Lladrovci, sepse kjo fitore është fitore e Drenasit, e punës, e dinjitetit dhe e qytetarëve që besuan në të drejtën. Për rezultatin tim personal ende nuk dihet asgjë, por sinqerisht kjo ka pak rëndësi. Unë ndjehem fitues, sepse Drenasi fitoi,” kishte shkruar ai.

Me këtë rezultat, aktori që është bërë i dashur për publikun përmes roleve të tij në teatër dhe seriale, po hyn për herë të parë në politikën lokale, duke u përgatitur për një mandat që, siç ka theksuar vetë, do ta shërbejë me përkushtim ndaj qytetarëve të vendlindjes së tij.

Mbetet të shihet përfundimi i numërimit deri në fund, mirëpo pritet që dikush nga lista të kalojë në ekzekutiv, duke e bërë thuajse fakt të kryer mandatin e Hotit, i cili aktualisht është i 10-ti më i votuari në listë./Prive By Liberta Spahiu

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 2n1, projekti i ri surprizë i Era Istrefit
Next Article ‘Flas prishtinaliken’ Brikena ironizon me kritikat në rrjet
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Nga podcasti në album, Afrona (s)’i kthen borxhin Bleros?

Në prag të albumit të tij “The End”, Blero…

Writen by
Prive
26 Maj, 2025
UncategorizedYjet

E dëgjuat ‘Haram’ nga Flamuri dhe Iliri?

'Haram' është kënga e re nga Flamuri dhe Iliri.…

Writen by
Prive
28 Mars, 2025
Yjet

Zogu i Tunës siç nuk e keni dëgjuar më parë

Ishte një prej hiteve më të mëdha në vitin…

Writen by
Prive
Prive
17 Prill, 2025
Yjet

Alba Pollozhani largohet nga ‘Ferma Vip’

Fermerja Alba Pollozhani është larguar nga Ferma Vip 2.…

Writen by
Prive
13 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?