Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale
Yjet

Arrestimi i nënës, Geti thyen heshtjen në rrjete sociale

Written by:
Prive
Last updated: 13 Qershor, 2025
Share

Nëna e reperit të njohur Getoar Selimi është bërë kryetemë në median vendore dhe më gjerë pas një zhvillimi të papritur.

Znj. Florije Selimi, zyrtare në Ministrinë e Infrastrukturës, është arrestuar së bashku me dy kolege të tjera në kuadër të një hetimi për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për mediat se aksioni është zhvilluar me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe se hetimet përfshijnë disa persona të dyshuar.

Arrestimi i nënës së Getoarit e cila u lirua dje bashkë me koleget pas intervistimit, ndodhi në një moment delikat, teksa ai është në përgatitjet finale për promovimin e albumit më të ri në karrierën e tij, “5 kurora”, që shënon një rikthim me peshë në skenën muzikore pas një kohe të gjatë.

Ftesat për eventin ekskluziv në Zone Club tashmë kishin nisur të shpërndaheshin, dhe projekti po përgatitej me kujdes për një paraqitje sa më dinjitoze.

Për më shumë se 24 orë, Geti nuk kishte reaguar publikisht lidhur me situatën që përfshiu familjen e tij.

Por heshtja e tij u thye së fundmi përmes një postimi në InstaStory, ku publikoi posterin zyrtar të promovimit të albumit. Në të ai e bëri të qartë se pavarësisht zhvillimeve të fundit, eventi nuk do të shtyhet dhe mbetet i pandryshuar për datën 18 qershor.

Një reagim i heshtur, por i drejtpërdrejtë që sugjeron përqendrim total në muzikë dhe profesionalizëm në menaxhimin e një situate të ndjeshme.

Ndërkohë, mbetet e paqartë se  si do të zhvillohet më tej procedura ligjore ndaj znj. Florije dhe të tjerëve të përfshirë në rast. /Prive By Liberta Spahiu

Shënim: Çdo person i përfshirë në një hetim gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të formës së prerë.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Një amanet që mori dy prindër – dëshira e nënës ua rrëmbeu edhe babanë vajzave të saj
Next Article “24 orë pa telefon” – Eksperimenti që po ndryshon jetën e mijëra njerëzve
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Këtu mund ta dëgjoni ‘All natural’ nga Rita dhe Ylli

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundi! Bashkëpunimi i…

Writen by
Prive
7 Nëntor, 2025
Yjet

‘Burri përfundoi me sy të qepur,’ Anjeza tregon incidentin që përjetoi

Këngëtarja e dashur, Anjeza Shahini, ka ndarë sot një…

Writen by
Prive
2 Dhjetor, 2025
Yjet

Shyhrete Behluli me familje në pushime, ky është destinacioni

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, po…

Writen by
Prive
12 Qershor, 2025
Yjet

Ngacmoi seksualisht një grua, ylli i Squid Game dënohet me burg

Aktori jugkorean O Yeong-su, i njohur për rolin e…

Writen by
Prive
10 Prill, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

I tha se do t’ia ndalonte Zvicrën, Kushtrimi ‘diss’ Labit
15 Shkurt, 2026
“Sot festoj jetën” – Antigona Ramosaj përlot rrjetin me videon e gongut të fitores
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?