Ditën e sotme, shtëpia e “Big Brother VIP Albania” ka qenë arena e një debati që ka përfshirë tre prej banorëve: Artanin, Mateon dhe Brikenën. Dinamikat e lojës dhe marrëdhëniet mes tyre kanë sjellë një përplasje me tone të larta, akuza të forta dhe paralajmërime të drejtpërdrejta.
Në qendër të vëmendjes ishte Artani, i cili i është drejtuar me një ton të prerë Brikenës, duke e këshilluar për rrugëtimin e saj. Ai i ka kujtuar pozicionin e saj të favorshëm tek shikuesit, në kohën kur ka dalë e preferuara e publikut, por e ka paralajmëruar që të mos e mbrojë Mateon. “Mbro veten tënde, ke dalë e preferuara e publikut! Mos e mbro Mateon sepse do të dalësh poshtë. Ti je në nominim dhe je vetëm,” – ishin fjalët e Artanit drejtuar saj.
Sipas Artanit, nuk mund të gjejë asnjë justifikim se pse Brikena vazhdon t’i dalë në mbrojtje Mateos.
Teksa Brikena nuk i dha asnjë përgjigjje, ajo përqafoi Mateon në mes të debatit të tyre.
I tensionuar nga mungesa e përgjigjjes së Brikenës, Artani u shpreh: “Kush është ky që të marr unë leje për ty?!” Për më tepër, ai i tha: “Deklaroje që e ke burrë!”
Megjithatë, ky gjest nuk e ka ndryshuar mendimin e Artanit për lojën e saj, i cili ia preu shkurt me një paralajmërim të fundit: “Po bie në gropë.” /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


