Si një nga figurat më të rëndësishme televizive, moderatori i “Big Brother VIP Kosova”, Alaudin Hamiti i kushton një rëndësi të veçantë imazhit të tij. Ai shfaqet gjithmonë i kuruar deri në detaje, e kur bëhet fjalë për një buzëqeshje perfekte përballë kamerave, ai nuk bën kompromise.
Së fundmi, moderatori i BBVK, ka zgjedhur të kujdeset për estetikën e dhëmbëve të tij duke vizituar klinikën e Dr. Petrit Ademit. Në një foto të publikuar nga vetë doktori në llogarinë e tij në Instagram, dyshja shfaqet mjaft e buzëqeshur pas vizitës. Siç duket qartë nga kjo zgjedhje, Alaudini di shumë mirë se kujt t’i besojë, duke zgjedhur profesionistin më të mirë për t’u kujdesur për pamjen dhe shëndetin e tij dentar.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, ndërsa vetë Alaudini e ka miratuar punën e doktorit duke lënë një koment me një “emoji” zjarri në foto. Komentet e tjera pozitive nuk kanë munguar gjithashtu, ku ndjekësit dhe pacientët e tjerë e cilësojnë Dr. Petritin si “më të mirin në vend”.
Për një njeri të ekranit si Alaudini, një buzëqeshje e bukur dhe e shëndetshme është karta më e fortë e prezantimit, dhe me sa duket, ai e ka lënë këtë në duart e sigurta të një eksperti.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


