Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, ku diskutimi mbi dënimet e krerëve të UÇK-së ka degraduar në përplasje fizike mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt.
Tensioni në studio arriti kulmin në momentin kur Rexhaj iu drejtua gazetarit me frazën se “nuk është ai pronar i debatit”. Kjo deklaratë ka shërbyer si shkëndijë për Buzhalën, i cili është ngritur menjëherë nga karrigia duke iu vërsulur fizikisht bashkëbiseduesit, një situatë që detyroi ndërhyrjen e rrufeshme të Blendi Fevziut për të shmangur kontaktin fizik.
Pas kësaj skene kaotike live, Berat Buzhala ka reaguar menjëherë përmes rrjeteve sociale, duke reflektuar mbi veprimin e tij.
Në një postim të shkurtër në Facebook, ai ka shprehur hapur pendesën: “Absolutisht kërkoj falje për sjelljen. Komplet gabim”. / Prive By Liberta Spahiu


