Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Bieber publikon foto romantike, por “Kjo s’është Hailey!”
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Bieber publikon foto romantike, por “Kjo s’është Hailey!”
Yjet

Bieber publikon foto romantike, por “Kjo s’është Hailey!”

Written by:
Prive
Last updated: 8 Korrik, 2025
Share

Fansat e Justin Bieber kanë nisur të ndajnë teori të çuditshme pasi këngëtari postoi një foto në Instagram që dukej si një homazh për bashkëshorten e tij, Hailey Bieber.

Bieber, 31 vjeç, ka qenë aktiv së fundmi në Instagram, duke ngritur shqetësime mes fansave vetëm dy ditë më parë me një postim të çuditshëm me mbishkrimin “Detoxxxxxxxxxxx”.

Me një peshqir mbi kokë dhe fytyrë të mbuluar me djersë, pamja e tij ngriti pikëpyetje për gjendjen e tij shëndetësore.

Vetëm një ditë më pas, ai u rikthye në rrjet dhe postoi një seri fotosh që duken plot dashuri.

Postimi përmban katër foto të afërta ku Bieber shihet me krahët rreth një gruaje, teksa janë ulur në një stol duke parë perëndimin e diellit.

Ndërsa fytyra e tij është e dukshme dhe ai duket i lumtur në çdo foto, gruaja në krah nuk është e kthyer nga kamera dhe fytyra e saj nuk duket qartë.

Bieber e shoqëroi postimin me mbishkrimin: “My forever n always” (Përgjithmonë e imja), të shoqëruar me emoji zemrash.
Duke parë kontekstin dhe mënyrën e afërsisë, shumica e njerëzve do të mendonin se gruaja është Hailey, gruaja e tij prej shtatë vitesh.

Por disa fansa nuk janë aq të sigurt. Pasi analizuan fotot, disa prej tyre kanë vënë në dyshim identitetin e gruas në foto.

Një koment lexon: “Kjo nuk duket si Hailey???”, ndërsa një tjetër pyet: “Kush është vajza në foto?”
Një i tretë madje deklaron: “Kjo nuk është Hailey.”

Ajo që shton më shumë dyshimet është se Hailey nuk është e etiketuar në foto, ndryshe nga marka e Bieber-it, Skylrk, e cila është e përfshirë.

Kjo lëvizje ka shtuar konfuzionin mes fansave, sidomos duke pasur parasysh që kohët e fundit janë shfaqur zëra për probleme në martesën e çiftit.

Kujtojmë se muajin e kaluar, Hailey befasoi ndjekësit kur komentoi në faqen e Justin në Ditën e Babait duke shkruar:
“Father’s Day sucks a”** (Dita e babait është për dreq).

Megjithatë, pavarësisht pikëpyetjeve të ngritura, shumë fansa i kanë dalë në mbrojtje çiftit.

Një ndjekës shkroi: “Ju lutem, lëreni këtë njeri të jetojë dhe të përqafojë gruan e tij.”

Një tjetër shtoi: “Ju jeni të çmendur – ankoheni pse nuk poston gruan, dhe kur e bën, thoni që nuk është Hailey. Këta njerëz nuk mund të gjejnë paqe asnjëherë.”

UNILAD ka kontaktuar përfaqësuesit e Bieber për koment./Prive By Liberta Spahiu

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Justin Bieber (@lilbieber)

 

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Jessie J ndan lajmin emocional mes lotëve për sëmundjen e saj
Next Article Kush ia bëri ‘gropën’ Noizyt, flet avokati i njohur zviceran: Ja sa rrezikon reperi!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Egli thyen heshtjen, reagon për të parën herë pas daljes nga BBVA!

Egli Tako ka lënë mbrëmë shtëpinë e BBVA. E…

Writen by
Prive
7 Mars, 2025
Yjet

Adrola e pranon hapur: Capital T, ‘tipi i saj’!

Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi dhe reperi kosovar…

Writen by
Prive
10 Qershor, 2025
Yjet

Kështu e urojnë këngëtarët shqiptarë Festën e Bajramit

Shumë prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare…

Writen by
Prive
30 Mars, 2025
Yjet

Çmendet rrjeti, Vserlo poston foto nudo në Instagram

Vserlo, një nga ish-banorët më të komentuar të Big…

Writen by
Prive
22 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?