Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Brikena – kryefjala e BBVA, lum komentesh për Miss-in kosovar
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Brikena – kryefjala e BBVA, lum komentesh për Miss-in kosovar
Yjet

Brikena – kryefjala e BBVA, lum komentesh për Miss-in kosovar

Written by:
Prive
Last updated: 21 Dhjetor, 2025
Share

Ashtu siç ishte paralajmëruar ekskluzivisht javë më parë nga “Prive by Liberta Spahiu”, Miss Grand Kosovo, Brikena Selmani, i është bashkuar zyrtarisht kastit të Big Brother VIP Albania 5. Bukuroshja nga Kosova nuk ka humbur kohë për të bërë bujë, duke u kthyer menjëherë në një nga personazhet më të komentuar të këtij fillim sezoni.

Që në orët e para të hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Brikena ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e kamerave dhe rrjeteve sociale. Veprimet e saj të drejtpërdrejta dhe batutat e shpejta janë bërë tashmë virale, veçanërisht në TikTok, ku përdoruesit kanë nisur të shpërndajnë masivisht momentet e saj.

Ajo që bie në sy është mënyra se si ajo menaxhon situatat me banorët e tjerë. Në rrjet qarkullojnë komente duke iu referuar aftësisë së saj për të dhënë përgjigje të mprehta dhe për të mos u intimiduar nga dinamikat e lojës.

Përtej viralitetit, ajo që po bën përshtypje është mbështetja masive dhe pozitive nga publiku – diçka e rrallë për ditët e para të një reality shou ku zakonisht dominon skepticizmi.

Në seksionet e komenteve në Instagram, ndjekësit po e vlerësojnë Brikenën jo vetëm për bukurinë, por mbi të gjitha për zgjuarsinë dhe natyrën e saj pa filtra.

  • “Besoj që Brikena do të jetë kryefjala këtë vit,” shkruan një ndjekëse.
  • Të tjerë e cilësojnë si “Goca më e mirë deri tani. E zgjuar gjithashtu.”

Madje, shumë komentues kanë filluar të ndryshojnë mendim pas paragjykimeve fillestare: “E gjykuam kot mbrëmë, po duket shumë vajzë e çiltër,” – është një nga komentet që tregon se si Brikena po e kthen lojën në favorin e saj.

Nuk kanë munguar as krahasimet me personazhe të dashur të edicioneve të kaluara. Për shkak të natyrës së saj spontane dhe të ëmbël, disa ndjekës kanë filluar ta krahasojnë atë me Beniadën, një nga banoret më të pëlqyera në historinë e formatit: “Brikena duket shumë vajzë e çiltër… më kujton Beniadën.”

Duket se Brikena Selmani ka hyrë në shtëpi me “këmbën e mbarë”, duke fituar simpatinë e publikut që në start. Mbetet për t’u parë nëse “Miss Grand Kosovo” do ta mbajë këtë ritëm dhe do të jetë ndër protagonistet kryesore, ashtu siç po parashikojnë fansat. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Zemra po më plas’, Selvija zbulon pyetjen që Shpati ia bëri për BBV
Next Article A do futet Rovena Dilo në BBV, zbulohet e vërteta
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Shifra marramendëse! Kaq paguhet ‘Eshrefi’ për një episod

Gazetarja turke Müge Dağıstanlı ka zbuluar shifrat e reja…

Writen by
Prive
26 Tetor, 2025
Yjet

Vesa ngre alarmin për lojën e rrezikshme që ka fiksuar plot fëmijë

Këngëtarja e njohur Vesa Luma ka reaguar publikisht për…

Writen by
Prive
14 Tetor, 2025
Yjet

Anisa përballet me pronaren e klinikës që i premtoi operimin, ja çka ndodhi mes tyre

Këngëtarja Anisa Veseli është përballur me pronaren e klinikës…

Writen by
Prive
14 Mars, 2025
Yjet

Kiara në hall, ndan një shqetësim me ndjekësit

Moderatorja Kiara Tito ka ndarë një shqetësim me ndjekësit.…

Writen by
Prive
2 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?