Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Bukuroshja e fjetur në finale,’ Hygerta i kthehet ndjekësit
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Bukuroshja e fjetur në finale,’ Hygerta i kthehet ndjekësit
Yjet

‘Bukuroshja e fjetur në finale,’ Hygerta i kthehet ndjekësit

Written by:
Prive
Last updated: 4 Mars, 2026
Share

Hygerta Sako, e cila arriti të prekë finalen e rrugëtimit të saj në Big Brother, ka vendosur t’u përgjigjet drejtpërdrejt komenteve të atyre që e kanë etiketuar si “bukuroshja e fjetur” e këtij edicioni. Gjatë një komunikimi me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram, ajo është pyetur hapur nga një ndjekës se pse mendon që publiku e votoi për të shkuar në finale, kur të gjithë e komentonin se kishte shkuar deri aty duke fjetur gjumë dhe pa bërë debate.

Përgjigjja e Hygertës ka qenë e qartë dhe e prerë, duke shpjeguar se dinamikat e saj brenda shtëpisë janë perceptuar ndryshe nga publiku besnik i programit. Ajo theksoi se ata që e kanë ndjekur live 24 orë në 24 e kanë kuptuar fare mirë që ajo vetëm e fjetur nuk ishte. Sipas ish-banores, ajo ka qenë aktive çdo ditë duke folur, diskutuar, debatuar, analizuar dhe argumentuar rreth situatave të ndryshme.

Më tej, ajo argumentoi zgjedhjen e saj për të mos u përfshirë në dinamika banale apo agresive. Hygerta pranoi me krenari se nuk ka bërë “paradë mode”, nuk ka flirtuar, nuk ka bërë intriga dhe nuk ka ulëritur e bërtitur pa lidhje nëpër shtëpi.

Duke mbrojtur karakterin e saj dhe strategjinë që ndoqi, ajo u shpreh se nëse e gjithë kjo qetësi dhe mungesë drame konsiderohet “gjumë”, atëherë ajo është plotësisht në rregull me këtë fakt.

Në fund të mesazhit të saj, finalistja pati edhe një përgjigje ironike për të gjithë kritikët. Ajo deklaroi se epiteti “bukuroshja e fjetur” vlen vetëm për ata persona që marrin kompetencën të flasin e ta gjykojnë bazuar vetëm në klipet e shkurtra dhe të prera që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, dhe jo në lojën e saj të plotë.

Me këtë reagim, Hygerta mbylli një herë e mirë diskutimet mbi qëndrimin e saj, duke dëshmuar se një lojë e fortë mund të bëhet edhe pa zhurmë të tepruar. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Përvjetori i pestë pa nënën, Melinda ndan kujtimin prekës
Next Article E dashura e Klodit bëhet virale në TikTok me këngën e Londrimit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

E hëna nis ndryshe, a je edhe ti mes shenjave me fat?

Kjo e hënë vjen me energji pozitive dhe sinjale…

Writen by
Prive
15 Dhjetor, 2025
Yjet

Bia zbulon shifrat e fitimeve nga OnlyFans

Bia, një nga banoret e Big Brother VIP Kosova…

Writen by
Prive
2 Janar, 2026
Yjet

Stresi ‘lë’ Kejsin për Rike Roçin?

Pak kohë pasi u konfirmua nga vet ai dhe…

Writen by
Prive
15 Qershor, 2025
Yjet

Njihuni me nusen e djalit të Anitës, ja kushti që ajo ia ka vendosur

Anita Muçaj Haradinaj, e ftuarr këtë të shtunë në…

Writen by
Prive
13 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

E dashura e Klodit bëhet virale në TikTok me këngën e Londrimit
4 Mars, 2026
‘Bukuroshja e fjetur në finale,’ Hygerta i kthehet ndjekësit
4 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?