Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Cekki gati një tjetër sfidë të ‘çmendur’ për të dashurën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Cekki gati një tjetër sfidë të ‘çmendur’ për të dashurën
Yjet

Cekki gati një tjetër sfidë të ‘çmendur’ për të dashurën

Written by:
Prive
Last updated: 22 Janar, 2026
Share

Menduat se telenovela e Cekki Hotit mbaroi me atë “Jo-në” e famshme në Indonezi? Gaboheni rëndë! Çiklisti nga Kosova, i cili u bë heroi i të gjithë të dashuruarve pasi pedaloi 23,000 kilometra për të marrë nusen në Bau Bau, sapo ka zbuluar planin e tij të ri që i kalon kufijtë e imagjinatës. Pasi u refuzua nga familja e vajzës për shkak të traditës absurde që “motra e madhe duhet të martohet e para”, Cekki nuk është kthyer në shtëpi për të qarë hallin. Përkundrazi, ai ka vendosur t’i tregojë botës se çfarë do të thotë dedikim i vërtetë me fjalët më poetike të mundshme.

“Vizioni im është ky: të përdor biçikletën time si stilolaps dhe kontinentet e Tokës si kanavacën time,” shkruan Cekki në postimin e tij që po bën namin në rrjet. Ai ka zbuluar se po nis një rrugëtim të ri për të formësuar gërmën “I”, formën e zemrës dhe gërmën “U” duke përshkuar Europën, Afrikën, Amerikën Latine dhe Australinë. Sipas tij, ky do të jetë “një mesazh i shkruar jo me bojë, por me çdo rrotullim pedali”.

Ky është reagimi më epik që kemi parë ndonjëherë pas një ndarjeje. Cekki na kujton se rruga e tij nuk ka qenë fushë me lule, duke theksuar me krenari: “Mbijetova tre luftëra, ika nga një tajfun, kalova shkretëtira, stuhi, xhungla… Shumë netë pa ushqim”. Dhe për skeptikët që dyshuan tek pasaporta e tij, ai ka një përgjigje flaka: “Të gjithë thanë se ishte e pamundur. Thanë se nuk do t’i kaloja kufijtë e Kosovës me atë pasaportë,” por ja që ai ia doli dhe po vazhdon. A do të mjaftojë kjo hartë gjigande dashurie për të bindur familjen indoneziane, apo Cekki thjesht po shkruan historinë e tij legjendare? /Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by cekki hoti (@cekki.hoti.50)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Bes Kallaku rigjen dashurinë, ndan momentin me të dashurën e re
Next Article Gjenerali Bashkim Jashari vallëzon me flamurin e UÇK-së në fejesën e Hamzës së ri
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Ana dhe Kevini, prindër për herë të parë

Lajme të ëmbla vijnë nga dyshja e pandarë e…

Writen by
Prive
21 Dhjetor, 2025
Yjet

‘Kanë ndodhur shumë gjëra’, Armonda flet sërish për problemet

Pas një periudhe të vështirë ku rrëfeu hapur se…

Writen by
Prive
6 Shtator, 2025
Yjet

Ariana Grande hyn në histori!

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka thyer zyrtarisht rekordin…

Writen by
Prive
28 Dhjetor, 2025
Yjet

Ekskluzive për Vushtrrinë: Heb’s delivery starton sot!

Qytetarët e Vushtrrisë tashmë nuk kanë nevojë të dalin…

Writen by
Prive
2 Tetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Kolagjeni, sekreti i forcës dhe elasticitetit të trupit
12 Mars, 2026
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, ja kur del para gjykatës
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?