Deklaratat e Madison Prewett, ish-konkurente në The Bachelor, se ka qëndruar pa “mëkate seksuale” për mbi një dekadë, kanë ndezur një debat të madh. Por sipas ekspertëve të marrëdhënieve dhe seksologëve, si Dr. Tara Suwinyattichaiporn, heqja dorë totale nga masturbimi nuk është as heroike dhe as e shëndetshme – përkundrazi.
Në një botë ku më shumë se 38 për qind e të rinjve në Kaliforni raportojnë se nuk kanë pasur asnjë partner seksual për një vit të tërë, abstinenca nuk është më thjesht zgjedhje – por një fenomen që ka pasoja të qarta në trup dhe mendje.
Për meshkujt, mungesa e aktivitetit seksual mund të çojë deri në atrofim të penisit – ku indi bëhet më pak elastik dhe organi mund të tkurret deri në dy centimetra, sipas urologut Tobias Kohler. Ky proces, që zakonisht kërkon disa vite pa ereksione të rregullta, është i kthyeshëm vetëm me stimulim dhe aktivitet seksual të rregullt.
Gratë, nga ana tjetër, mund të përjetojnë atrofim vaginal – një gjendje ku muret e vaginës hollohen, thahen dhe bëhen më të ndjeshme ndaj dhimbjes gjatë raportit. Kjo ndodh veçanërisht kur nuk ka kontakt të rregullt seksual apo masturbim.
Por më shqetësuesja është ndikimi në shëndetin mendor. Sipas Dr. Suwinyattichaiporn, individët që e ndalojnë masturbimin për periudha të gjata shpesh përjetojnë rritje të stresit, ankthit, depresionit dhe madje edhe irritimit të përditshëm – si rezultat i frustrimit seksual.
Studimet tregojnë gjithashtu se ejakulimi i rregullt mund të ndihmojë në pastrimin e trupit nga substancat kancerogjene që grumbullohen në prostatë, duke reduktuar kështu rrezikun për kancer. /Prive By Liberta Spahiu.