Aktorja e cila njoftoi për herë të parë shtatzëninë e saj në dhjetor, Hailee Steinfeld, është zyrtarisht nënë!
Aktorja e filmit “Sinners”, 29 vjeç, ka mirëpritur fëmijën e saj të parë, një vajzë, me bashkëshortin e saj, Josh Allen, duke e bërë të ditur lajmin e lumtur në një postim në Substack të titulluar “Special Delivery”.
View this post on Instagram
“Vajza jonë ka ardhur!!” shkroi Steinfeld në buletinin e saj.
“Ndihemi jashtëzakonisht mirënjohës dhe të bekuar dhe po shijojmë këto momente të para. Ju falënderojmë shumë për dashurinë dhe urimet e mira.”
Dhjetorin e kaluar, Steinfeld dhe Allen njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Aktorja ndau një përmbledhje të 29 momenteve të saj të preferuara nga viti i kaluar në llogarinë e saj në Substack, për nder të ditëlindjes së saj të 29-të.
Atë fund të listës së saj, Steinfeld përfshiu një video që njoftonte shtatzëninë.
Në klip, ajo shihej duke krijuar poza në dëborë me barkun e rrumbullakosur pranë bashkëshortit të saj, Allen, i cili i puthte barkun. Çifti më vonë e ndau videon në një postim të përbashkët në Instagram.
Në komente, Allen shkroi: “Të dua ❤️.” Në një konferencë shtypi në janar, Allen zbuloi se është i emocionuar që do të bëhet baba dhe mezi pret atë kapitull të ri në jetën e tij me Steinfeld.
“Është diçka që do ta marr me shumë krenari. Dhe do të na duhet t’i zgjidhim gjërat rrugës, si çdo gjë tjetër,” tha ai.
“Por kjo është gjëja më e rëndësishme që do të jem ndonjëherë në jetën time, të qenit baba. E di që e dua faktin që jam lojtar futbolli dhe kuarterbek për Buffalo Bills, por mezi po e pres këtë rol.”
Steinfeld ka ndarë gjithashtu mendimet e saj rreth mëmësisë.
Në një postim në blogun e saj Beau Society, ajo zbuloi se si i ka ndryshuar mentaliteti ndërsa përgatitej për të mirëpritur një fëmijë në botë.
“Gjatë kësaj kohe, kam përjetuar këtë vetëdije surreale të të gjithë trupit se bota jonë do të zgjerohet në mënyra të bukura. Po bëhemi gati të takojmë dikë që e duam shumë që tani,” tha ajo.
“Jam munduar fort të gjej fjalë për ta përshkruar atë ndjenjë, dhe ende nuk i kam. Ndoshta ky është edhe qëllimi. Për momentin, jam e bekuar që po shijoj këtë ndjenjë.”
Steinfeld dhe Allen, të cilët nisën lidhjen e tyre në vitin 2023, u martuan në Santa Barbara, Kaliforni, më 31 maj. /Prive By Liberta Spahiu


