Lajmi më i ëmbël vjen nga bota e Hollivudit. Aktori i njohur, Taylor Lautner, dhe bashkëshortja e tij, Taylor Dome Lautner, po presin fëmijën e tyre të parë.
Çifti ka ndarë lajmin e gëzueshëm përmes një postimi në Instagram. Fotoja tregon çiftin duke ecur dorë për dore në një fushë të gjelbër, ku Taylor Dome, e veshur me një fustan të bardhë, mban dorën mbi barkun e saj që po rritet. Aktori, i veshur thjesht, mban në dorë diçka që duket si një foto ekografie.
Kapsioni i postimit ishte i shkurtër dhe goditës: “Çfarë është më mirë se dy Taylor Lautners?”, duke bërë të qartë se familja e tyre e vogël “Taylor në katror” po rritet.
Taylor Lautner dhe Taylor Dome, u martuan në nëntor 2022 pas disa viteve lidhje. Ky do të jetë fëmija i parë për të dy.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


