Prilli ka hyrë me një premtim të madh, por jo për të gjithë do të jetë fushë me lule.
- Dashi (21 Mars – 19 Prill)
- Demi (20 Prill – 20 Maj)
- Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
- Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
- Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
- Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
- Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
- Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
- Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
- Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
- Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
- Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Ndërsa planetet rreshtohen në pozita sfiduese, fati po përgatit kthesa që askush nuk i priste.
Nga ‘kaosi’ që mund të shkaktojë Mërkuri te lojërat e rrezikshme të Afërditës, zbuloni nëse jeni në listën e të preferuarve të yjeve apo duhet të përgatiteni për një “stuhi” emocionale.
Ky është udhërrëfyesi juaj i vetëm për të naviguar në këtë muaj surprizash.
Ja se çfarë kanë rezervuar yjet për ju:
Dashi (21 Mars – 19 Prill)
Ky është muaji juaj! Dielli në shenjën tuaj ju jep fuqi maksimale. Në dashuri, pritet një shkëndijë e papritur që mund të ndryshojë gjithçka. Kujdes me shpenzimet në mes të muajit!
Demi (20 Prill – 20 Maj)
Prilli ju fton të bëni durim. Një projekt që e keni nisur kohë më parë do të marrë formë pas datës 20. Në aspektin emocional, një person nga e kaluara mund të trokasë sërish në derën tuaj.
Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)
Socializimi është pika juaj e fortë këtë muaj. Do të jeni shpirti i çdo feste, por bëni kujdes me thashethemet në ambientin e punës. Një mundësi e re bashkëpunimi po vjen.
Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)
Karriera juaj është në fokus. Do të vlerësoheni për punën e palodhur. Fundjava e dytë e muajit sjell momente romantike që do t’ju bëjnë të ndiheni sikur jeni në retë e shtata.
Luani (23 Korrik – 22 Gusht)
Udhëtime dhe aventura! Prilli ju nxit të eksploroni horizonte të reja. Nëse keni pasur debate me partnerin, ky është momenti ideal për t’i sqaruar gjërat me qetësi dhe stil.
Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)
Financat janë në qendër të vëmendjes. Mund të merrni një lajm të mirë për një rritje page ose një bonus. Shëndeti kërkon pak më shumë kujdes, sidomos regjimi ushqimor.
Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)
Marrëdhëniet janë sfida juaj për këtë muaj. Duhet të gjeni ekuilibrin mes dëshirave tuaja dhe nevojave të të tjerëve. Një propozim interesant mund t’ju vijë rreth datës 15.
Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)
Puna do t’ju marrë pjesën më të madhe të kohës, por rezultatet do të jenë fantastike. Në dashuri, pasioni do të jetë në nivele maksimale, por mundohuni të shmangni xhelozitë e kota.
Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Krijimtaria juaj nuk ka kufij këtë prill. Nëse jeni single, fati do t’ju buzëqeshë në mënyrën më të papritur. Shfrytëzojeni këtë energji pozitive për të nisur një hobi të ri.
Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)
Vëmendja zhvendoset te familja dhe shtëpia. Mund të planifikoni një rregullim të ambientit ku jetoni. Një bisedë e rëndësishme me një familjar do t’ju sjellë qetësinë e kërkuar.
Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)
Komunikimi është çelësi i suksesit. Do të keni ide gjeniale që do t’i mahnitin të gjithë. Tregoni kujdes me dokumentet zyrtare dhe mos nxitoni të firmosni asgjë pa e lexuar mirë.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Ky është muaji i stabilitetit. Pas një periudhe turbulente, ujërat po qetësohen. Një dhuratë ose një surprizë e këndshme nga një mik i ngushtë do t’ju zbukurojë fundin e muajit.
/Prive By Liberta Spahiu


