Modelja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Cindy Marina, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment tejet të veçantë dhe shpirtëror me rastin e festës së Pashkëve. Së bashku me partnerin e saj, Genar Topallin, ajo ka udhëtuar drejt Vatikanit, ku kanë pasur nderin të ftohen në Bazilikën e Shën Pjetrit për një takim të rrallë.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Cindy publikoi pamjet nga ky moment domethënës, ku çifti shfaqet duke shtrënguar duart dhe duke marrë bekimin e Papës. Ajo e ka cilësuar këtë vizitë si një ngjarje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tyre.
“Gëzuar Pashkët të gjithëve. Vërtet një vit plot bekime. Jemi shumë falënderues që u ftuam në Bazilikën e Shën Pjetrit për të takuar dhe për të marrë një bekim nga Shenjtëria e Tij, Papa Leo. Një moment që do ta çmojmë përgjithmonë,” ka shkruar Cindy krahas fotografisë.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Cindy dhe Genari i dhanë vitin e kaluar fund beqarisë! /Prive By Liberta Spahiu


