Duket se gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë për një nga çiftet e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania. Keijsi dhe Ina, të cilët nisën historinë e tyre të dashurisë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duket se po kalojnë një krizë në marrëdhënien e tyre jashtë.
Vëmendjen e ndjekësve e ka tërhequr një detaj i rëndësishëm në rrjetet sociale. Është vënë re se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në listën e miqve në Instagram.
Ky veprim ka ngritur menjëherë dyshimet se çka po ndodh mes dyshes, veprim ky që vjen si rrufe në qiell të hapur, pasi nuk nuk munguan postimet e përbashkëta mes dyshes ditët dhe orët e fundit.
Mbetet për t’u parë nëse ky është thjesht një debat i momentit apo fundi i historisë së tyre të dashurisë. /Prive By Liberta Spahiu



