Sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka mbërritur një nga surprizat më emocionuese dhe të shumëpritura për Brikenën.
Një dron ka fluturuar mbi oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke sjellë një mesazh të ngrohtë dhe domethënës nga një person shumë i rëndësishëm për të: daja i saj.
Teksa banorët ishin në oborr, droni solli një pankartë me fjalët e shumëpritura që përlotën menjëherë Brikenën.
Mesazhi lexonte qartë: “Dajën e ke pas teje gjithmonë. Me festu fitoren e të dyve kena me pi kafe bashk me Mateon. Daja të don shumë!” Këto fjalë jo vetëm që konfirmuan mbështetjen e tij për rrugëtimin e saj në lojë, por sollën një lajm shumë të madh për marrëdhënien e saj të dashurisë.
Ky mesazh dashurie dhe afrimiteti merr një rëndësi kur kujtojmë historinë e komplikuar që çifti ka pasur jashtë shtëpisë.
Muaj më parë, Mateo bëri një rrëfim të fortë brenda shtëpisë së BBVA, duke zbuluar një detaj të paditur nga e kaluara e tyre. Ai tregoi se plot 4 vite më parë, kur ai dhe Brikena sapo ishin njohur dhe kishin filluar historinë e tyre, daja kishte qenë një nga personat që kishte nërhyrë në njohjen e tyre.
Duket se koha, maturimi i dyshes dhe rrugëtimi i tyre i përbashkët brenda këtij formati televiziv kanë sheshuar çdo pakënaqësi të së shkuarës. Ky dron shënon zyrtarisht një “falje” dhe pranim publik nga ana e familjes për dashurinë e tyre.
Premtimi për të pirë një kafe të tre së bashku për të festuar fitoren është prova më e bukur se ndjenjat e vërteta kanë triumfuar mbi pengesat e së kaluarës. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


