Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dashuri si në filma! Callum zbulon takimin e parë me Duan
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dashuri si në filma! Callum zbulon takimin e parë me Duan
Yjet

Dashuri si në filma! Callum zbulon takimin e parë me Duan

Written by:
Prive
Last updated: 20 Tetor, 2025
Share

Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner janë një nga çiftet më të përfolura të momentit.

Dyshja, që filloi lidhjen në janar të vitit 2024, u fejua gjatë Krishtlindjeve të po atij viti, pasi aktori i serialit Masters of the Air i propozoi këngëtares me një unazë të personalizuar, të krijuar sipas këshillave të motrës së saj Rina dhe miqve të ngushtë.

Së fundmi, Callum ka rrëfyer për herë të parë mënyrën e veçantë se si janë njohur me Dua-n.

Në një intervistë për The Sunday Times, 35-vjeçari tha se takimi i tyre i parë ndodhi në Los Angeles, në një mbrëmje para festës së ditëlindjes së një miku të përbashkët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Ishim ulur pranë njëri-tjetrit dhe zbuluam se po lexonim të njëjtin libër — gjë e çmendur,” tregoi ai. Libri që i bashkoi ishte Trust i autorit Hernán Díaz.

Callum kujtoi me humor edhe momentin e parë të afrimit:

“I thashë që sapo kisha mbaruar kapitullin e parë, dhe ajo më pa e më tha: ‘Edhe unë sapo e mbarova kapitullin e parë.’ Atëherë i thashë: ‘Atëherë jemi në të njëjtën faqe.’”

Aktori shtoi se takimi i tyre dukej si skenë e dalë nga një film romantik:

“Në versionin e filmit, do të ngreja sytë nga qielli dhe do thoja: ‘Të dëgjoj. E kuptoj. Shenjat janë të qarta.’ Dhe ky ishte momenti i parë.”

Ai zbuloi gjithashtu se më herët kishin pasur disa “takime të humbura”:

“Kishim dy, tre, katër, ndoshta pesë raste kur mund të ishim takuar por s’ndodhi. Ajo shkoi në një festë, unë shkova më vonë – disa minuta pasi ajo ishte larguar.”

Në fund, Callum pranoi se gjithmonë e kishte parë Dua-n si “gruan më të bukur në botë.”

Çifti u pa për herë të parë bashkë në janar 2024, pas premierës londineze të Masters of the Air, dhe më vonë u fotografuan duke u puthur gjatë një takimi në Los Angeles. Në korrik, Dua publikoi një foto nga festivali Glastonbury krah Callum-it, duke konfirmuar në heshtje lidhjen e tyre.

Në dhjetor ata u fejuan, ndërsa në maj 2025 debutuan si çift në tapetin e kuq të Met Gala. Në një intervistë për British Vogue në qershor, Dua konfirmoi:

“Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kjo është terapia e Leos pas krizës me Lelën
Next Article ‘I Pashpirt’, kënga që po pritet me padurim nga ndjekësit e Bardhit dhe Aidës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

11 këngë të reja nga Elvana Gjata – “Trilogji” ka nisur!

Elvana Gjata ka publikuar më në fund albumin e…

Writen by
Prive
13 Qershor, 2025
Yjet

Vëllezërit Xhaka festojnë, ja postimi i veçantë i Granitit!

Futbollisti i njohur Granit Xhaka ka ndarë një moment…

Writen by
Prive
28 Mars, 2025
Yjet

Ndahet nga jeta Shpat Kasapi

Sot ka ndërruar jetë këngëtari i njohur nga Tetova,…

Writen by
Prive
26 Nëntor, 2025
Yjet

Zbulimi që po bën mrekulli! Kura që rikthen flokët për vetëm 20 ditë

Një zbulim i madh shkencor po jep shpresë për…

Writen by
Prive
3 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?