Ish-fituesi i edicionit të tetë të “Big Brother Albania”, Vesel Kurtishaj, i ka dhënë ditën e sotme fund beqarisë!
Ai dhe partnerja e tij, Rreze Kuçi, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në një ditë të veçantë e plot emocione.
Ceremonia martesore është zhvilluar në një nga hotelet e njohura në qytetin e Prizrenit, vendlindja e Veselit.
Çifti ka zgjedhur ta festojë këtë moment të rëndësishëm në mesin e një numri të madh të ftuarish, ku nuk kanë munguar miqtë e ngushtë, kolegët dhe shumë fytyra të njohura publike. Në pamjet e para të publikuara në rrjetet sociale, përfshirë edhe një fotografi të shpërndarë nga vetë Veseli, dyshja duket më e lumtur se kurrë.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Prive by Liberta Spahiu, muaj më parë zbuloi ekskluzivisht identitetin e partneres së Veselit.
Urime çiftit për këtë kapitull të ri të jetës! /Prive By Liberta Spahiu


