Një debat i fortë ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku shkak është bërë ironia e Kristit ndaj djemve vlonjatë. Gjithçka nisi kur Kristi iu drejtua Rogertit me shprehjen: “Hej, për Shqipëri je këtu”, duke imituar mënyrën e të folurit të vlonjatëve, gjë që nxiti Rogertin ta pyeste direkt se çfarë mendimi kishte në të vërtetë për ta.
Selina shpërthen ndaj Kristit: “Vlonjatët janë burra me rrr, jo me taka si ty”
Në debat ka ndërhyrë menjëherë Selina, e cila ka mbrojtur djemtë e Vlorës. Ajo i është drejtuar Kristit me fjalë të ashpra, duke bërë krahasime mes Rogertit dhe vlonjatëve.
“Pse s’po thua që vlonjatët janë burra dhe mbahen për burra? Në dallim me ty, ata janë burra me ‘rrr’ dhe jo si ty, burra me take e llapa-llapa,”- i tha ajo, duke iu referuar stilit të Rogertit
Rogerti i përmend vëllain, Selina shpërthen në lot
Debati u nxeh edhe më shumë kur Rogerti, i habitur nga reagimi i Selinës, i tha asaj: “Të kisha qenë vëllai yt, nuk do të kisha pranuar në shtëpi pas këtyre fjalëve që the për vlonjatët.” Kjo deklaratë e ka prekur jashtë mase Selinën, e cila ka shpërthyer në lot. Pavarësisht se Rogerti kërkoi falje menjëherë, duke u sqaruar se e përmendi vëllain vetëm në mënyrë figurative dhe pa qëllim për ta lënduar, Selina nuk e ka përjetuar mirë situatën.
View this post on Instagram
Julian Deda reagon jashtë shtëpisë: “Viktimizim i pastër i Selinës”
Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe ish-banori i BBVIP, Julian Deda. Përmes një postimi, ai ka mbrojtur Rogertin, duke u shprehur se reagimi i Selinës ishte i tepërt dhe se ajo po viktimizohet pa të drejtë. Sipas Dedës, Rogerti nuk e ka ofenduar në asnjë moment banoren. /Prive By Liberta Spahiu


