Pritja e fansave ka marrë fund. Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Anisa Veseli, ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin duke zbuluar se projekti i saj më i ri do të publikohet të shtunën, më 8 Nëntor.
Lajmin e ka dhënë vetë këngëtarja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, i cili ka qenë plot emocion. Bashkëngjitur me një video ku shihet gjatë përgatitjeve për klipin, Anisa ka ndarë me ndjekësit ndjenjat e saj të përziera për këtë rikthim.
“Rikthimi o i rëndësishëm e krejt projekti nuk mundem me fjalë me pershkru sa mu ka perzi çdo ndjenjë,” shkroi fillimisht Anisa, duke treguar anën e saj emocionale dhe rëndësinë e kësaj kënge.
Kënga, e cila do të titullohet “Dashni Hipokrite“, duket të jetë një projekt shumë personal për të.
Në postimin e saj, ajo nuk la pa falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë këtij procesi:
“Ju faleminderoj krejt ekipes, familjes, shoqerisë, miqësisë për përkrahjen, edhe falenderoj Zotin për mundësinë që m’u dha me përfundu këtë projekt ❤️ Ju dua, 3 ditë kan mbetur…”
Ky lajm vjen pas një periudhe pauze që artistja pati pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, ku fitoi një vëmendje të madhe mediatike. Tani, të gjithë sytë janë kthyer nga data 8 Nëntor për të dëgjuar projektin e saj të plotë, për të cilin aludimet se mund të jetë një dedikim për të kaluarën e saj, kanë nisur menjëherë. /Prive By Liberta Spahiu


