Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: I bëri këngën virale, Labi e falenderon kështu Elijonën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > I bëri këngën virale, Labi e falenderon kështu Elijonën
Yjet

I bëri këngën virale, Labi e falenderon kështu Elijonën

Written by:
Prive
Last updated: 11 Mars, 2026
Share

Labinot Tahiri, ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për dy nga ish-banorët e formatit “Big Brother VIP”, Elionën dhe Kushtrimin. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Labi i ka falënderuar ata publikisht pasi kënga e tij “Zemra e re” mori një vëmendje të jashtëzakonshme dhe u shndërrua në hitin viral të momentit.

“Këtë këngë e bëra para tre viteve pa klip, me një tekst nga i mrekullueshmi Ilir Berani,” – ka shkruar Labi. Ai tregoi se ndonëse e ka kënduar shpesh nëpër eventet e tij, e kishte lënë si një projekt pa i bërë sponsorizime apo promovime të mëdha.

Megjithatë, suksesi i vërtetë dhe i papritur erdhi falë formatit televiziv dhe mbështetjes së dyshes. Labi e ka quajtur këtë sukses një “dhuratë” dhe u tregua mirënjohës për dashurinë që publiku dhe fansat e Elionës dhe Kushtrimit i dhanë projektit të tij. “A s’është kjo një dhuratë nga Zoti që Eliona ma bëri edhe më virale këtë super hit? Pa dyshim që ju jam falënderues që ma kanë kënduar këngën afro 90 ditë, çdo ditë,” – theksoi ai në postim.

Këngëtari e mbylli dedikimin e tij me një falënderim të përzemërt, duke përdorur edhe gjuhën gjermane: “Vielen Danke Eliona dhe Kushtrim. Me dashuri, Labi”. Falë këtij promovimi krejtësisht spontan brenda shtëpisë, kënga “Zemra e re” po shijon një sukses të dytë dhe po dëgjohet kudo. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Artani i ashpër ndaj Brikenës: ‘Po bie në gropë me Mateon’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Gjesti pranon një parashutë, ‘xhelozon’ Jozi?

Gjesti ka pranuar një tjetër parashutë, duke shprehur falënderimet…

Writen by
Prive
31 Mars, 2025
Yjet

Në një ceremoni private, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima i ka dhënë fund…

Writen by
Prive
15 Shtator, 2025
Yjet

Limi e ‘leqitë’ Albën: Bllok e ke përgjithmonë

Saga e marrëdhënies së komplikuar mes Limit dhe Albës…

Writen by
Prive
29 Janar, 2026
Yjet

Kaq e pati – Fero na prezanton me gruan e tij të re!

Ish reperi Fero së fundmi u martua sërish, derisa…

Writen by
Prive
25 Shkurt, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

I bëri këngën virale, Labi e falenderon kështu Elijonën
11 Mars, 2026
Artani i ashpër ndaj Brikenës: ‘Po bie në gropë me Mateon’
11 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?