DJ Geek dhe partnerja e tij, Olsa Berani, kanë nisur pushimet në Maldive.
Tashmë çifti nuk fshihet më me postimet e përbashkëta dhe kanë zgjedhur një nga destinacionet më përrallore në botë për të shijuar pushimet e tyre.

Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, dyshja ka ndarë imazhe tejet romantike nga plazhet me rërë të bardhë dhe ujërat kristal.

Kujtojmë që pasi Prive By LS, ju zbuloi ekskluzivisht identitetin e partneres së Geek, çifti që atëherë kanë bërë publike lidhjen duke mos munguar postimet e përbashkëta.
Pushime të mbara! /Prive By Liberta Spahiu


