Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Djali i mbytet në pishinë, influencerja rrëqeth me fjalët
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Djali i mbytet në pishinë, influencerja rrëqeth me fjalët
Yjet

Djali i mbytet në pishinë, influencerja rrëqeth me fjalët

Written by:
Prive
Last updated: 29 Gusht, 2025
Share

TikTok-erja dhe influencerja e njohur Emilie Kiser, ka ndarë një deklaratë të gjatë dhe emocionale në Instagram pas humbjes së djalit të saj trevjeçar, Trigg, i cili humbi jetën tragjikisht në maj, pasi u mbyt në pishinën e familjes.

Në Instagram Story, Kiser kujtoi ngjarjen e rëndë të 12 majit, kur Trigg ra në pishinë. Edhe pse shërbimet e urgjencës mbërritën në kohë dhe aplikuan masazh kardiak, vogëlushi nuk arriti të shpëtojë, duke ndërruar jetë disa ditë më pas në spital.

Tre muaj pas tragjedisë, Emilie pranoi se dhimbjen e një humbjeje të tillë është e “pamundur” ta përshkruash me fjalë.

“Kam kaluar ditë, muaj duke u përpjekur t’i gjej ato fjalë, ndërkohë që përpiqem të përballoj humbjen e foshnjës time. Trigg ishte fëmija ynë, miku ynë më i mirë. Ai solli dritë, gëzim dhe pastërti në këtë botë. E ndjejmë mungesën e tij çdo sekondë të çdo dite, dhe të ecësh përpara shpesh duket e padurueshme,” – shkroi ajo.

Kiser pranoi se nuk e kishte menduar kurrë se familja e saj do të përballej me një dhimbje të tillë, duke e cilësuar si një plagë dhe boshllëk që askush nuk duhet ta përjetojë. Ajo gjithashtu mori “përgjegjësi të plotë si nënë”, duke shtuar se një gardh i sigurt rreth pishinës mund t’i kishte shpëtuar jetën të birit.

“Ky është një mësim i dhimbshëm që do ta mbaj gjithmonë me vete. Shpresoj që historia e Trigg të ndihmojë që familje të tjera të mos kalojnë të njëjtin tmerr,” – theksoi ajo.

Influencuesja falënderoi miqtë dhe familjen për mbështetjen e pakushtëzuar në këtë periudhë, duke thënë se pa ta “nuk do të kishin arritur të përballonin” humbjen. Ajo shprehu mirënjohje edhe për ndjekësit, për mbështetjen dhe mesazhet e shumta që i kanë ardhur nga mbarë bota.

“E vetmja mënyrë për ta kaluar këtë dhimbje është të ecësh përpara, minutë pas minute, orë pas ore, ditë pas dite,” – shkroi Kiser, duke treguar se rruga e saj në rrjetet sociale, që nisi në vitin 2021 për të ndarë eksperiencën si nënë e re, i ka dhënë asaj jo vetëm një komunitet, por edhe një punë që e do.

Megjithatë, pas kësaj tragjedie, ajo theksoi se do të vendosë më shumë kufij në atë që zgjedh të ndajë online, sidomos kur bëhet fjalë për privatësinë e fëmijëve.

“Në të ardhmen, shpresoj të jem gati të ndaj më shumë rreth kësaj rruge të dhimbshme, por tani gjithçka që mund të them është faleminderit për dashurinë, përkujdesjen, durimin dhe hapësirën që na keni dhënë për të vajtuar. Jam më mirënjohëse se ç’mund të shpreh me fjalë,” – përfundoi ajo. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by EMILIE KISER (@emiliekiser)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Po i jep fund beqarisë këngëtarja e njohur
Next Article Studim tronditës: pse gratë po i lënë burrat pas disa vitesh martesë?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Egli do kthimin në shtëpi, ka diçka për Gjestin

Egli ka shprehur dëshirën e saj që të kthehet…

Writen by
Prive
16 Mars, 2025
Yjet

Jozi mban fjalën! I këndon Danjës në dasmën e motrës

Miqësia që nisi mes Jozefin Markut dhe Danja Kokës…

Writen by
Prive
3 Gusht, 2025
Yjet

Kurorëzohen Engjëllusha dhe Mërgimi!

Dita e sotme do mbetet një datë e shënuar…

Writen by
Prive
10 Tetor, 2025
Yjet

Xheneta në njohje të re, kush është mashkulli që po ia merr zemrën?

Xheneta në njohje të re? Po, po, kjo është…

Writen by
Prive
8 Mars, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?