Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dy influencerët nga Kosova, pjesë e kastit të Ferma VIP
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dy influencerët nga Kosova, pjesë e kastit të Ferma VIP
Yjet

Dy influencerët nga Kosova, pjesë e kastit të Ferma VIP

Written by:
Prive
Last updated: 23 Mars, 2025
Share

Ferma VIP është gati të rikthehet me sezonin e saj të dytë, që starton zyrtarisht më 28 mars, nën moderimin e Luana Vjollcës dhe me premtimin për më shumë dramë, më shumë intriga dhe më shumë… baltë!

Dhe ndërsa publiku është ende në pritje të listës zyrtare, portalet kanë shpërthyer me emra që – nëse janë të vërtetë – e bëjnë këtë sezon më të zjarrtë se kurrë.

Emri më i bujshëm? Enca Haxhia. Këngëtarja që di të bëjë zhurmë si askush tjetër, thuhet se është gati të lë gjithçka nga jeta luksoze për çizmet e gomës dhe sfidat e fermës.

Ndërsa një tjetër surprizë është rikthimi i Feros. Ish-reperi, që ka kaluar një stuhi të vërtetë në jetën personale, po përflitet si pjesë e kastit — ndoshta për të rrëfyer, ndoshta për të provokuar, ndoshta për të fituar.

Big Basta, Olsi Bylyku, Frederik Ndoci, Alba Pollozhani dhe Elinara Shehu janë disa nga emrat që kanë përfunduar në listën e spekulimeve, dhe nëse vërtet bëhen pjesë e formatit, kjo nuk do jetë një fermë… do jetë një ring.

Por, ekskluzivisht nga Prive By Liberta Spahiu, vijnë edhe dy emrat nga Kosova të cilët sipas burimeve tona tashmë kanë nënshkruar kontratat për tu futur në natën e parë.

E para, është influencerja Nur Al Khazal. Ajo prej kohësh në intervista është shprehur gati për një format reality teksa kishte deklaruar që ka qenë në negociata për Big Brother VIP Kosova 3 por të cilat nuk shkuan siç priste.

Nur ka histori të forta personale dhe një karakter pak temperament që me shumë gjasë do t’i shërbejë lojës.

View this post on Instagram

A post shared by Nur (@nuralkhazalii)

Në anën tjetër, pjesë e formatit do jetë edhe Ylli Dreshaj – influencer, model dhe figurë mjaft aktive në rrjetet sociale. Nisur nga intervistat që gjithnjë i bëhen virale, pritet që pjesëmarrja e Yllit të mos kalojë pa zhurmë.

View this post on Instagram

A post shared by Ylli Dreshaj (@ylliidre)

Të dy janë gati të përballen me sfidat, dramat dhe lojërat e formatit – pa filtra.

Ferma VIP 2 është vetëm pak ditë larg – por loja duket se ka nisur që tani. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Vivi tregon hapur ndërhyrjen estetike, del nga spitali ditën e dytë
Next Article Kushtrim Dobra vjen me “Prej gurit isha kanë”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Vera do jetë ‘më e nxehtë’ me bashkëpunimin mes tre artistëve shqiptarë

Tre artistët e njohur Cricket, Ada dhe Majk kanë…

Writen by
Prive
14 Qershor, 2025
Yjet

Osman Azemi vazhdon hospitalizimin në Turqi

Aktori i dashur i humorit, Osman Azemi, vazhdon të…

Writen by
Prive
27 Nëntor, 2025
Yjet

Ylli sërish thirrje Florit: Kthehu në muzikë, të duam, na mungon!

Në koncertin mbrëmë në Shkup, Yll Limani pati një…

Writen by
Prive
21 Gusht, 2025
Yjet

“Veç Ramushi m’duron, s’e ka njet me m’lanë” – Anita i reagon komentuesit

Anita Muçaj Haradinaj ka qenë së fundmi e ftuara…

Writen by
Prive
9 Korrik, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Serbja” e Labit bën lëvizjen e papritur: Kërkon vota për Elijonën
15 Shkurt, 2026
Për Landin e West Side Family, Selin është një gjarpër!
15 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?