E dashura e ish-finalistit të Big Brother VIP Kosova, Klodit, Alice Maselli, ka tërhequr së fundmi vëmendjen e rrjeteve sociale.
Ajo është bërë virale në platformën TikTok pas publikimit të një videoje ku shfaqet duke shijuar në sfond këngën e Londrimit ‘Prek’, i cili u shpall edhe fituesi i këtij edicioni të BBVK.
Videoja nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat shqiptarë, të cilët e kanë mbushur me komente pozitive. Shumë prej tyre i shkruajnë: “Të ka hije!”, ndërsa të tjerë shkojnë edhe më tej me sugjerime simpatike: “Ti duhesh të jesh në një nga klipet e Londrimit!”
Kujtojmë se Alice udhëtoi posaçërisht drejt Prishtinës për të qenë e pranishme dhe për të mbështetur Klodin në natën e madhe të finales.
@alice_maselli Al di là di tutto a me questa canzone è rimasta in testa anche se non sono Albanese AHAHAHHA 😂🔥 @Londrim ♬ original sound – Music & TV Albania Miqësia e krijuar brenda shtëpisë mes Klodit dhe Londrimit duket se po vazhdon e fortë edhe jashtë saj. Gjatë “Post Big Brother”, Klodi zbuloi një detaj mjaft simpatik për publikun. Ai deklaroi se pas përfundimit të spektaklit, ai dhe Alice bashkë me Londrimin kanë kaluar kohë së bashku, duke dalë për të bërë xhiro me makinë e duke festuar përfundimin e kësaj eksperience.
Gjithashtu në një video “Live” në rrjetet sociale të realizuar para mbarimit të BBVK, Alice u shpreh se i pëlqen shumë shoqëria e sinqertë që u krijua mes dy djemve gjatë qëndrimit të tyre në BBVK. /Prive By Liberta Spahiu


