Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘E mjerueshme’, Adelina Tahiri kritikon ashpër Adelina Ismailin për Shpatin
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘E mjerueshme’, Adelina Tahiri kritikon ashpër Adelina Ismailin për Shpatin
Yjet

‘E mjerueshme’, Adelina Tahiri kritikon ashpër Adelina Ismailin për Shpatin

Written by:
Prive
Last updated: 1 Dhjetor, 2025
Share

Vdekja e papritur e këngëtarit të dashur për publikun, Shpat Kasapi, ka tronditur skenën muzikore shqiptare, duke sjellë reagime të shumta dhe homazhe nga miq e kolegë.

Por, mes dhimbjes, nuk kanë munguar as polemikat lidhur me mënyrën se si artistët e kanë menaxhuar këtë moment të vështirë.

Këngëtarja Adelina Tahiri, në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Kosova Live” në T7, ka reaguar ashpër ndaj koleges së saj, Adelina Ismaili.

Mollë sherri është bërë koncerti i kësaj të fundit, i cili u mbajt pikërisht në natën kur u dha lajmi tragjik për Kasapin.

Tahiri u shpreh e indinjuar nga fakti që, gjatë performancës së saj, Ismaili nuk gjeti hapësirë për të nderuar kujtimin e kolegut të ndjerë, qoftë edhe simbolikisht.

“Unë e përgëzoj për arritjet, sukseset, por atë natë në koncert është dashtë të mbajë të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anulojë koncertin, larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty,” është shprehur Tahiri.

Kritika e saj u ashpërsua më tej kur e cilësoi këtë mungesë reagimi si diçka të papranueshme moralisht për një artiste të atij niveli.

“E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” përfundoi ajo në T7.

Kjo deklaratë ka hapur një debat në rrjet për etikën dhe solidaritetin mes artistëve në momente zie, ndërkohë që nga ana e Adelina Ismailit ende nuk ka pasur ndonjë reagim publik lidhur me këto kritika. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pas ceremonisë së varrimit, familja e Shpatit vjen me këtë njoftim
Next Article Dafina Zeqiri na prek në shpirt me baladën “Dashnin e Vjetër”
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Shpati pjesë e Big Brother VIP, çka dihet deri tani

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi duket se është gati…

Writen by
Prive
22 Nëntor, 2025
Yjet

‘Jam artiste, jo perfekte’, Doja Cat ‘shpërthen’ ndaj komentuesve

Në një intervistë të fundit për V Magazine, reperja…

Writen by
Prive
1 Korrik, 2025
Yjet

Xheneta e Bay T tallen me Gjestin e Drilonin?

Nga pushimet në jug të Shqipërisë, Xheneta solli sot…

Writen by
Prive
21 Korrik, 2025
Yjet

Driloni në Big Brother VIP Albania?

Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama,…

Writen by
Prive
28 Tetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?