Teksa Big Brother VIP Albania i afrohet finales së madhe, emocionet dhe opinionet nuk po vlojnë vetëm brenda mureve të shtëpisë, por edhe tek publiku dhe ish-banorët. Së fundmi, fituesja e BBVA3 Egla Ceno, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram mendimin e saj të prerë se kush e meriton çmimin e madh këtë vit, duke mos i kursyer analizat e mprehta dhe ironitë për finalistët e tjerë.
Përmes një postimi në Instastory, Ceno e ka nisur reagimin e saj duke përdorur një metaforë domethënëse: “Mbretin e bëjnë oborrtarët”. Ajo theksoi se kjo javë e fundit ka nxjerrë zbuluar rolet e vërteta të secilit banor. Aktorja shprehu gjithashtu një lloj zhgënjimi personal, duke pranuar se dëshira e saj fillestare ishte që ky edicion të fitohej nga një grua, por pretendenten në fjalë e sheh të zhytur në “sjellje oborrtari”.
Duke u ndalur tek favoritët, Egla ka bërë një krahasim të drejtpërdrejtë mes Mirit dhe Selines. Për të, zgjedhja është e qartë. Sipas aktores, Miri jo vetëm që trajtohet dhe shihet si “mbret” nga vetë finalistët e tjerë, por ai reflekton tërësisht sjelljen dhe formatin e një fituesi të vërtetë, duke e merituar plotësisht këtë epitet.
Në fund, ajo nuk ka hezituar të shigjetojë edhe pjesën e mbetur të banorëve në garë. Duke i cilësuar dy finalistët e tjerë thjesht si “vasalë të mbretit”, Egla e ka përmbyllur analizën e saj me një mesazh të qartë për dinamikat e këtij reality show: “Me pak fjalë, pa içik zgjuarsi, kjo garë të lë me duar në xhepa. Për mua Miri është fitues.”



