Egli Tako ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”, ku ka folur mbi ngjarjet e vitit të kaluar pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania 4.
Gjatë bisedës, ajo u pyet edhe për një moment që qarkulloi gjerësisht në rrjetet sociale, që lidhej me një ngjarje të trishtë.
E pyetur për praninë e saj në ceremoninë mortore të vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident tragjik, Egli u tregua shumë e matur. Ajo theksoi se nuk dëshiron të përdorë këtë temë për diskutim, duke treguar respekt të plotë për dhimbjen e familjes. “E respektoj dhimbjen e tyre deri në fund dhe nuk dua të flas fare”, u shpreh këngëtarja.
Megjithatë, Egli nuk e fshehu zhgënjimin për mënyrën se si u trajtua ai moment nga njerëzit që po filmonin dhe fotografonin në ato çaste private. “Di vetëm të them që atë ditë vdiq edhe njerëzimi,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se sytë e publikut dhe telefonat e drejtuar drejt tyre ishin të papërshtatshëm në një ditë të tillë fatkeqësie. /Prive By Liberta Spahiu


