Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Ekspertët zbulojnë rrezikun e fshehur të vape-ve për gratë shtatzëna
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Lifestyle > Ekspertët zbulojnë rrezikun e fshehur të vape-ve për gratë shtatzëna
Lifestyle

Ekspertët zbulojnë rrezikun e fshehur të vape-ve për gratë shtatzëna

Written by:
Prive
Last updated: 18 Korrik, 2025
Share

Një studim i ri ka zbuluar se përdorimi i cigareve elektronike gjatë shtatzënisë mund të ketë pasoja serioze për mirëqenien e fëmijës – edhe kur pajisja nuk përmban nikotinë.

Vape është bërë shumë popullor në një periudhë relativisht të shkurtër kohe, por pikërisht për këtë arsye, jo të gjitha rreziqet shëndetësore që lidhen me të janë kuptuar plotësisht.

Në fakt, shumë amerikanë e kanë vape si një alternativë më të shëndetshme ndaj duhanit, pa qenë të vetëdijshëm për pasojat që mund të ketë kjo varësi.

Një studim i ri ka treguar se edhe cigaret elektronike pa nikotinë mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore dhe defekte te fetusi, nëse përdoren nga nëna gjatë shtatzënisë.

Autori kryesor i studimit, James Cray, profesor i anatomisë në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Ohajos, tha:

“Shumica e përdoruesve janë të rinj dhe adoleshentë, pra njerëz në periudhën më të frytshme për riprodhim. Zhvillimi i kokës ndodh shumë herët në shtatzëni, dhe ka raste kur njerëzit përdorin këto produkte pa e ditur se janë shtatzënë – kjo është shumë shqetësuese.”

Ai shtoi se: “Ky është një studim i vogël, por tregon se edhe vape pa nikotinë nuk është i sigurt. Kjo tregon se produktet pa nikotinë duhen studiuar po aq sa ato që përmbajnë nikotinë.”

Studiuesit zbuluan se vape mund të ndikojë në zhvillimin e fetusit, në mënyrë të veçantë në formën e kafkës.

Ata ekspozuan minj shtatzënë ndaj një përzierjeje të dy lëngjeve që përdoren për të krijuar ndjesinë e “goditjes në fyt” dhe avullit të trashë të cigareve elektronike.

Më pas vëzhguan minjtë dhe pasardhësit e tyre dhe zbuluan se shumë prej tyre lindën me kafkë më të shkurtër dhe tipare të fytyrës më të ngushta, si dhe me peshë më të ulët në lindje.

Cray theksoi: “Pa përmbajtje nikotine, vape përsëri ndikoi në zhvillimin e kafkës – gjë që nuk e prisnim. Pamë një ngushtim të përgjithshëm të tipareve të fytyrës dhe të kafkës në përgjithësi, gjë që ngjan me disa ndryshime të dukshme që kemi vënë re te fëmijët.”

“Vërejtëm gjithashtu edhe një reduktim të lehtë në peshë. Edhe pse ishin brenda normave të pranuara për moshën, përsëri pesha ishte më e ulët.”

Gjetjet janë publikuar në revistën shkencore PLOS One, dhe ekipi kërkimor ka bërë thirrje për më shumë studime lidhur me ndikimin e vape-ve me apo pa nikotinë – pasi popullariteti i tij po rritet me shpejtësi. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article E zhdukur pa gjurmë nga anija, 26 vite më pas, zëri i saj dëgjohet sërish!
Next Article Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Lifestyle

Shishet e ujit më të ndotura se kapaku i tualeti!

Një mjek ka dhënë një paralajmërim të frikshëm për…

Writen by
Prive
17 Korrik, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?