Ëndrrat seksuale nuk janë asgjë e re, dhe njerëzit ka të ngjarë që i kanë pasur ato po aq gjatë sa kanë pasur ëndrra në përgjithësi.
Ndërsa shumica nuk i kushtojnë shumë rëndësi ëndrrave, disa ekspertë besojnë se ato mund të ofrojnë një dritare drejt gjendjes mendore, nënvetëdijes dhe mirëqenies së përgjithshme.
Megjithatë, fakti që përfundon duke pasur seks në një ëndërr nuk do të thotë domosdoshmërisht që dëshirat e tua janë seksuale, sipas analistes së ëndrrave, Lauri Loewenberg.
Me këtë thënë, analiza dhe interpretimi i ëndrrave nuk mbështetet shkencërisht dhe shpesh shihet si një pseudo-shkencë, prandaj këto interpretime duhen marrë me rezerva.
Duke folur për revistën Glamour, Loewenberg shpjegoi se çfarë mund të nënkuptojnë disa nga ëndrrat seksuale më të zakonshme.
Ajo tha:
“Ëndrrat flasin në një gjuhë simbolike, jo në një gjuhë të drejtpërdrejtë.“
“Seksi në ëndërr nuk ka të bëjë me aktin fizik të bashkimit të dy trupave, por më tepër me aktin psikologjik të bashkimit të dy mendjeve, ose përvetësimin e një cilësie apo sjelljeje të partnerit të ëndrrës në vetvete.“
Ajo shtoi se ndonjëherë ëndrrat seksuale janë vërtet rezultat i ndjenjave seksuale dhe dëshirës për më shumë kënaqësi në jetën intime.
Seks me ish-in
Kjo ëndërr mund të ndezë shumë alarme, sidomos nëse ndarja ka qenë e vështirë apo je në një lidhje të re.
Por kjo nuk do të thotë patjetër që dëshiron të kthehesh me ish-in apo të bësh sërish seks me të, edhe nëse të mungon ai/ajo apo marrëdhënia seksuale.
Sipas Loewenberg, ëndrra mund të vijë si rezultat i ngjashmërive mes marrëdhënies së kaluar dhe asaj të tanishme – sepse shumë njerëz priren të tërhiqen nga të njëjtët “lloj” partnerësh.
Ajo shton se këto ëndrra thjesht të ndihmojnë të kuptosh nëse ky “lloj” partneri është i duhuri për ty.
Seks me një mik/mike
Kjo mund të jetë një ëndërr e çuditshme, sidomos nëse kurrë nuk e ke menduar mikun/miken në këtë mënyrë, ose nëse është i/e një gjinie që nuk të tërheq seksualisht. Por këto ëndrra janë mjaft të zakonshme.
Sipas Loewenberg, ato nuk kanë të bëjnë me dëshirë seksuale, por më shumë me lidhjen emocionale apo psikologjike që ke krijuar me atë person.
“Një ëndërr seksuale mund të vijë pas një lidhjeje të thellë emocionale apo mendore me dikë,” – thotë ajo.
Kjo është mënyra si truri përpunon ndjeshmërinë dhe afërsinë në një marrëdhënie.
Seks me koleg/e
Për disa, kjo mund të nënkuptojë se ke ndjenja të pavetëdijshme për dikë që e sheh shpesh, por nuk je i/e vetëdijshme për to.
Por sipas Loewenberg, shpesh kjo nuk lidhet me ndjenjat romantike apo seksuale.
“Shpesh, ëndrrat seksuale janë më shumë për një lidhje psikologjike që të mungon sesa për një lidhje fizike që dëshiron.”
Mund të jetë thjesht një pasqyrim i një cilësie apo veçorie të kolegut që e vlerëson apo dëshiron ta kesh dhe ti.
Pra, nuk ka nevojë për veprime të nxituara që mund të sjellin email nga HR-i.
Seks me disa persona njëkohësisht
Sipas Loewenberg, edhe pse ëndrra duket e qartë nga natyra, nuk është gjithmonë për seks.
“Një treshe ose orgji në ëndërr mund të nënkuptojë se ke shumë gjëra në mendje apo në jetën tënde, dhe duhet të fokusohesh te një gjë në një kohë,” – shpjegon ajo.
Stresi apo ngarkesa nga shumë përgjegjësi mund të shfaqet në ëndërr përmes skenarëve të mbingarkuar seksualisht.
/Prive By Liberta Spahiu