Edhe pse dritat e spektaklit janë fikur, për ish-finalistin e Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj, përshtatja me realitetin duket se po merr kohën e vet.
Klodi, i cili u shqua për qetësinë dhe sportivitetin e tij, ka ndarë me ndjekësit disa momente që tregojnë se “shija” e shtëpisë më të famshme në Kosovë e ndjek ende pas.
Së fundmi, ai ka postuar një video në llogarinë e tij në TikTok që ka shkaktuar mjaft të qeshura te fansat.
Me një audio ku dëgjohet pyetja: “Çfarë po bën?” dhe përgjigja: “Unëëë?? Asgjëë”, Klodi ka mbishkruar:
“Faktiqësisht, ende jam duke e marrë veten.”
Duket se izolimi disamujor ka lënë gjurmë te ish-banori, i cili po përpiqet të gjejë ritmin e jetës së përditshme.
Kjo video vjen vetëm një ditë pasi ai bëri një tjetër postim komik në rrjetet sociale.
Klodi bëri shaka me faktin se i ka mbetur zakoni i qëndrimit në shtëpi, ku çdo lëvizje monitorohet.
Ai u shpreh se ende duhet të bëjë kujdes me vendosjen e mikrofonit, duke harruar për një moment se tashmë është një njeri i lirë dhe larg kamerave 24/7.
Mbetet të shihet se sa kohë do t’i duhet Klodit për t’u rikthyer plotësisht në “normalitet”, por një gjë është e sigurt: humori i tij vazhdon të jetë pika e tij më e fortë edhe jashtë shtëpisë. /Prive By Liberta Spahiu
@klodianmihaj Literally still recovering #bbvk4 #fyp #klodi #bigbrothervipkosova4 ♬ original sound – yoboy321


