Ndërkohë që vëmendja është te Big Brother VIP Albania, i cili po bëhet gati të mbyllë siparin në mesin e prillit, një tjetër projekt gjigant po bëhet gati të “ndezë motorët”.
Fjala është për Ferma VIP, i cili këtë vit vjen nën drejtimin e Arbana Osmanit dhe regjinë e Eduart Grishajt. Ky edicion i tretë pritet të vijë më fuqishëm se më parë, me emra që nuk i kishim menduar në një format të tillë.
Një nga emrat më të përfolur është reperi Fero, pjesëmarrja e të cilit pritet me shumë kureshtje. Sipas burimeve të “Prive By Liberta Spahiu”, takimi i Arbana Osmanit me Feron për hyrjen e tij në Ferma VIP ka ndodhur rreth 10 ditë më parë në një nga hotelet në zemer të Prishtinës. Kjo lëvizje shton dyshimet se gjithçka është gati, pasi nisja e spektaklit më 20 mars përkon edhe me përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Një tjetër emër që “do të shembë” rrjetin është ai i Ermiona Lekbellos. Sipas gazetarit Andi Vrapi, produksioni po bën çdo përpjekje për ta sjellë Ermionën nga luksi i saj në Beverly Hills direkt në sfidat e fermës. Ndonëse marrëveshja nuk është finalizuar ende, thuhet se janë plotësuar një sërë kushtesh që Ermiona të jetë sërish kryefjala e vitit 2026.
Përveç dyshes Fero-Ermiona, në listën e mundshme që po qarkullon përmenden edhe yje si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Mimoza Ahmeti dhe Romir Zalla. Nëse ky kast do të konfirmohet i plotë, mbetet për t’u parë mbrëmjen e 20 marsit, kur edhe do të ndizen dritat e fermës më të famshme në vend.
/Prive By Liberta Spahiu


