Një moment mjaft i veçantë ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Brikena, është surprizuar nga familjarët e saj me një parashutë që fluturoi mbi shtëpi, duke i përcjellë një mesazh mjaft domethënës.
“Ti je krenaria jonë, bëje çfarë të do zemra, ne jemi me ty”, shkruhej në mesazhin e dërguar nga familja.
Ky dedikim duket si një mesazh nga familja që tregon se janë në mbështetje të saj për njohjen brenda me Mateon.
Fjalët “bëje çfarë të do zemra” duken si një përgjigje e koduar e familjes, duke i bërë të ditur Brikenës se ata e përkrahin në çdo ndjenjë apo vendim që ajo do të marrë për jetën e saj private brenda shtëpisë.
Sapo ka parë parashutën dhe ka lexuar fjalët e tyre, Brikena nuk i ka mbajtur dot lotët.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


