Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Fillova të qaj, nuk e shijova martesën,’ Selena flet për frikën e saj
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Fillova të qaj, nuk e shijova martesën,’ Selena flet për frikën e saj
Yjet

‘Fillova të qaj, nuk e shijova martesën,’ Selena flet për frikën e saj

Written by:
Prive
Last updated: 16 Tetor, 2025
Share

Selena Gomez ka folur hapur për anën e saj emocionale dhe frikën që e shoqëron edhe në momentet më të lumtura të jetës.

Ylli ka treguar se pas martesës me producentin Benny Blanco, është ndjerë e përfshirë nga emocione të forta dhe frikë.

“U martova dhe fillova të qaj,” tha Selena gjatë konferencës Fortune’s Most Powerful Women më 15 tetor. “Sepse mendova: ‘Do të vdes nesër.’”

Ajo shpjegoi se shpesh, kur ndodh diçka e mirë në jetën e saj, mendon menjëherë se diçka e keqe mund të vijë më pas.

“Kur ndodh diçka e bukur, në vend që të jem e pranishme dhe të them ‘wow, kemi arritur diçka të mrekullueshme’, unë mendoj ‘po mirë, po nëse kjo zhduket nesër?’ Dhe kështu humbas në ato mendime, në vend që të shijoj momentin. Ky është konflikti im më i madh, sidomos kur më ndodhin gjëra të mrekullueshme,” tha 33-vjeçarja.

Selena dhe Benny u martuan më 27 shtator në një ceremoni private në Kaliforni, në prani të familjarëve dhe miqve më të afërt.
Vetëm pak ditë më vonë, këngëtarja dhe aktorja ndau një mesazh për fansat e saj në Instagram, duke përmendur “momentin e tyre të gëzueshëm”.

“Teksa hyj në një nga periudhat më të veçanta të jetës sime, nuk mund të mos mendoj për ju, miqtë e mi të jashtëzakonshëm që keni qenë me mua në çdo hap të udhëtimit,” shkroi ajo. “Nga ditët e para në ekran, te këngët që kemi kënduar bashkë, e deri te ky fillim i ri – dashuria dhe mbështetja juaj kanë pasur më shumë kuptim për mua se ç’mund ta shpreh me fjalë.”

Së fundmi, Gomez ka shprehur edhe shpresën për të krijuar familje me Benny Blanco, pavarësisht se më parë kishte deklaruar se për arsye shëndetësore nuk mund të mbante shtatzëni.

Në një postim tjetër në Instagram, më 9 tetor, ajo ndau një video nga vazhdimi i serialit Wizards Beyond Waverly Place, ku personazhi i saj, Alex Russo, tashmë është nënë.
“Alex Russo është bërë mami,” shkroi Selena. “Shpresoj që një ditë të jem edhe unë.” /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Moss-i diss Butës: ’62 këngë asnjëra hit
Next Article Problemet me fëmijët, Victoria flet më në fund!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Flet Dua, tregon momentin që nuk do ta harrojë kurrë nga mbrëmë

Dua Lipa ka ndezur skenën e natës së parë…

Writen by
Prive
2 Gusht, 2025
Yjet

Mos influenco të tjerët për fëmijët’, Einxhel i kthehet ndjekësit

Ish finalistja e Big Brother VIP Albania, Einxhel Shkira,…

Writen by
Prive
20 Shtator, 2025
Yjet

Martohet reperi Dardan dhe rrjeti ndizet me komente për këtë veprim

Reperi i njohur Dardan i dha fund beqarisë me…

Writen by
Prive
7 Shtator, 2025
Yjet

Mehmet Kosova rikthehet por partnerja e tij 24 vite më e re ndez debat

Një nga figurat më të dashura të ekranit turk,…

Writen by
Prive
1 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?