Prej disa kohësh, mungesa e fotove të përbashkëta dhe e “folloë”-t në rrjetet sociale ka bërë që ndjekësit të nisin dyshimet se Kevin dhe Ana i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Por e gjithë kjo situatë paska qenë thjesht e lidhur ngushtë me karakterin e partneres së tij dhe jo me ndonjë krisje reale të çiftit. Në një intervistë të fundit për Prive By Liberta Spahiu, Kevini ka hedhur poshtë zërat e ndarjes, duke treguar nga ana e tij se çfarë ndodh në të vërtetë pas dyerve të mbyllura dhe pse profili i tij në Instagram herë pas here mbetet bosh.
Sipas tij, gjithçka lidhet me temperamentin impulsiv të Anës në situata të caktuara. “Ajo ka një temperament pak spicy, spec djegës,” tregon Kevini, duke shpjeguar se në momentet që ajo nervozohet, merr vendimin e shpejtë për t’i fshirë të gjitha imazhet. Megjithatë, stuhia qetësohet po aq shpejt dhe sapo i kalon inati, ajo kërkon që imazhet të rikthehen sërish në profil por tani ky po refuzon.
Ai ishte mjaft i qartë kur theksoi se këto lëvizje nuk janë aspak një strategji PR-i apo lojë për të tërhequr vëmendjen e mediave, duke pohuar se ai nuk është tip personazhi që i bën këto drama për konsum publik.
Ai ka sqaruar gjithashtu edhe një tjetër aludim, pikërisht zërat se kënga e tij “Mentirosa” ishte një dedikim për Anën.
Kevini u shpreh se projekti nuk ka fare lidhje me të. Për t’i dhënë fund fjalëve, ai zgjodhi të bëjë pak humor, duke u shprehur se e vetmja gjë me të cilën Ana e “gënjen” kur i thotë që po i gatuan bukë, i lan teshat dhe është dashuria e jetës së tij. /Prive By Liberta Spahiu


