Me afrimin e datës së madhe të nisjes së edicionit të tretë të Ferma VIP, vëmendja e publikut është përqendruar te emrat që do të sfidojnë veten në kushtet e fshatit.
Së fundmi, reperi i njohur G Bani ka trazuar rrjetet sociale me një deklaratë të drejtpërdrejtë, duke konfirmuar dëshirën e tij për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi, por me një kusht specifik për ndjekësit e tij.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar, G Bani ka bërë të ditur se hyrja e tij në fermën më të famshme në Shqipëri varet plotësisht nga mbështetja e fansave.
Ai ka vendosur një “ultimatum” prej 30,000 pëlqimesh brenda një jave në postimin e tij; nëse ky objektiv arrihet, ai do të jetë zyrtarisht një nga konkurrentët e këtij sezoni, në të kundërt, ka lënë të kuptohet se do të qëndrojë jashtë formatit.
View this post on Instagram
Ky edicion i tretë i “Ferma VIP” po pritet me interes, jo vetëm për shkak të personazheve, por edhe për rikthimin e Arbana Osmanit në ekran.
Mbetet për t’u parë nëse fansat e G Banit do t’i përgjigjen thirrjes së tij brenda kohës së caktuar për ta parë reperin në një dritë krejt tjetër—larg mikrofonit dhe mes sfidave të jetës rurale. /Prive By Liberta Spahiu


