Dinamikat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” vazhdojnë të tërheqin vëmendjen, dhe së fundmi në qendër të diskutimeve ka qenë marrëdhënia mes Mateos dhe Brikenës.
Gjatë një bisede të fundit me Egin, Greta ka ndarë mendimin e saj të sinqertë rreth këtij raporti, duke nxjerrë në pah ato që sipas saj janë disa pabarazi në ndjenjat e çiftit.
Greta u shpreh shumë e bindur për ndjenjat e Mateos, duke theksuar se e sheh atë plotësisht të dhënë pas këtij raporti. “Mateon e shoh të përfshirë, e njoh, jam e sigurt për këtë pjesë dhe e ndjej,” ka thënë ajo, duke mos vënë në dyshim sinqeritetin e tij.
Megjithatë, situata paraqitet ndryshe kur vjen puna te Brikena. Greta nuk ka ngurruar të shprehë hapur rezervat e saj, duke lënë të kuptohet se e sheh atë ende konfuze ose jo plotësisht të dhënë në këtë marrëdhënie. “Kam dyshime nga ana e Brikenës, jo nga e Mateos… Brikena nuk e di akoma se ku është,” theksoi ajo.
Pavarësisht këtyre pikëpyetjeve që ka vënë re, Greta bëri të qartë se ajo ka zgjedhur të mbaj distancë dhe të mos i bëj presion dyshes. Ajo shtoi se nuk ka ndërhyrë dhe as nuk i është “qepur” Mateos dhe Brikenës për të kërkuar llogari mbi mënyrën se si po e menaxhojnë njohjen e tyre. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


