Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Grida konfirmon ndarjen? Mesazhet e koduara në bisedën me Borën
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Grida konfirmon ndarjen? Mesazhet e koduara në bisedën me Borën
Yjet

Grida konfirmon ndarjen? Mesazhet e koduara në bisedën me Borën

Written by:
Prive
Last updated: 25 Janar, 2026
Share

Nëse dikush priste që liria e Ervin Salianjit të sillte rikthimin e çiftit të shumëpërfolur në qendër të vëmendjes, mbrëmja e sotme provoi të kundërtën.

Në episodin e ri të podcastit të saj me Bora Zemanin, Grida Duma foli me kode, por mesazhi ishte i qartë kristal për këdo që ka ndjekur kronikën rozë të javëve të fundit. E fokusuar tek “çlirimi emocional” dhe bilancet e jetës, moderatorja lëshoi fraza që tingëllojnë si një konfirmim i fundit të raportit të saj, pikërisht tani kur pritej e kundërta.

“Për herë të parë nuk kam pasur asnjë siklet të lëshoj… jo çdo gjë që mbahet është vlerë,” u shpreh Duma, një deklaratë që bie rëndë duke marrë parasysh rrethanat.

Edhe pse Salianji ka kohë që ka lënë qelinë dhe i është rikthyer jetës normale, duket se kjo nuk ka shërbyer për të forcuar lidhjen, por për të kristalizuar ndarjen. Ishte Prive By Liberta Spahiu që javë më parë zbuloi detajin që nuk i shpëtoi askujt: Grida e hoqi Salianjin nga lista e ndjekësve në Instagram. Ky “unfollow” nuk ishte një veprim impulsiv adoleshentësh, por një sinjal i ftohtë distancimi publik.

Sonte, fjalët e saj duken si shpjegimi logjik i atij veprimi digjital. Kur Grida thotë se “vjen një pikë ku nuk investon më përtej vetes”, ajo lë të kuptohet se periudha e pritjes apo sakrificës ka mbaruar.

Në vend që dalja e tij nga burgu të shënonte një kapitull të ri bashkimi, duket se ka shërbyer si momenti i së vërtetës për t’i dhënë fund. Për Gridën, siç thotë edhe vetë, “jo çdo lëshim është humbje”, duke nënshkruar kështu publikisht atë që duket si epilogu i një prej romancave më të komentuara në Tiranë /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kthesë e papritur! Alba në krahët e Limit, a është kjo vula e rilidhjes së tyre
Next Article ‘S’bëhet ajo punë’, pse i ‘hëngri’ Gimbo fjalët e veta për dy muaj për BBV
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Si u ndërrua kundërshtari i Drilonit nga një me 0 humbje në tjetrin me 28 të tilla

Pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Drilon Rama…

Writen by
Prive
29 Qershor, 2025
Yjet

Arratisja e parë bashkë për Anisën dhe Edin

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë “në zjarr” nga…

Writen by
Prive
23 Qershor, 2025
Yjet

Bebe Rexha shkëlqen në TikTok: Fiton sfidën prej 100 dollarësh dhe i dhuron me bujari

Ylli botëror me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, u bë…

Writen by
Prive
26 Shkurt, 2026
Yjet

Mes lotëve e emocioneve, Mira Kazhani rrëfen luftën me kancerin e gjirit

Gazetarja e njohur, Mira Kazhani, ka ndarë me ndjekësit…

Writen by
Prive
18 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Treshi përsheshi’ ribashkohen në Shqipëri
12 Mars, 2026
Xheneta me thirrje i del në krah Gjestit: ‘Të gjithë e dimë çfarë periudha ka kaluar’
12 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?