Stenaldo Mëhilli ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë gjatë një bisede emocionuese me Stinën, duke ndarë me publikun një nga përjetimet më intime të jetës së tij.
28-vjeçari foli hapur për një dashuri të madhe që e kishte përfshirë aq thellë, saqë e kishte shkëputur plotësisht nga realiteti rrethues.
Gjatë këtij rrëfimi, Stenaldo tregoi se në atë periudhë ishte aq i zhytur në ndjenjat e tij, saqë kishte humbur orientimin dhe nuk i kushtonte më rëndësi asgjëje tjetër përveç asaj që po përjetonte.
Ai kujtoi një moment simbolik teksa udhëtonte me një tren të shpejtë:
“Kam qenë shumë i dashuruar me një vajzë… Një ditë po kthehesha me tren dhe kaloja nga Boni. Ishte një tren dykatësh, me kabina. Rastisa në një dhomë me një zotëri, u ula me të dhe biseduam gjatë,” tregoi ai.
Ajo që e bën historinë edhe më prekëse është gjendja e tij shpirtërore në atë kohë: “Isha aq i dashuruar sa nuk doja t’ia dija se çfarë ndodhte; as ku hipja, as ku zbrisja e as ku vritesha,” u shpreh Stenaldo.
Ky rrëfim, që tregon se si ndjenjat e forta kishin mposhtur çdo logjikë racionale, u prit me shumë interes dhe empati.
Përmes këtyre fjalëve, Stenaldo zbuloi një anë më të ndjeshme dhe njerëzore, duke u shfaqur ndryshe nga imazhi i tij i zakonshëm publik. /Prive By Liberta Spahiu


