Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Harta e koduar me 14 yje: Mesazhi i fshehur i Yllit
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Harta e koduar me 14 yje: Mesazhi i fshehur i Yllit
Yjet

Harta e koduar me 14 yje: Mesazhi i fshehur i Yllit

Written by:
Prive
Last updated: 30 Janar, 2026
Share

Vetëm dy javë pasi befasoi fansat me njoftimin e papritur se do të tërhiqej përfundimisht nga performancat në klube të natës për vitin 2026, Yll Limani duket se sapo zbuloi “puzzle-in” që fshihej pas këtij vendimi drastik.

Artisti, i cili në deklaratën e tij theksoi se po kërkonte “hapësirë për diçka më të madhe” dhe për t’u takuar “ndryshe” me publikun, nuk ka vonuar të hedhë grepin e radhës, duke publikuar një imazh kriptik që ka futur në “gjueti” detajesh gjithë ndjekësit e tij besnikë.

Në postimin e fundit që po bën xhiron e rrjetit, Ylli ka shpërndarë një grafikë misterioze në sfondin e tij tashmë karakteristik të verdhë.

Imazhi shfaq yje të numëruar nga 1 deri në 14, të shpërndarë në një formacion që, për syrin e stërvitur, të kujton qartësisht hartën gjeografike të Europës. A është ky itinerari i shumëpërfolur i një turneu masiv ndërkombëtar?

Kjo është pyetja që po dominon seksionin e komenteve. Numrat duket se korrespondojnë me vendndodhje specifike, duke lënë të kuptohet se koncertet e zakonshme në diskoteka do të zëvendësohen me salla koncertale dhe skena të mirëfillta nëpër qytetet kryesore europiane.

Dhe nëse kishit ende dyshime se diçka gjigante po vjen, reagimi i vetë këngëtarit në Instastory i vë vulën. Kur një ndjekës e pyeti direkt nëse bëhet fjalë për një “International tour”, Ylli zgjodhi të përgjigjej me një “qysh breeeeeeee” tipike të tijën — një reagim që në zhargonin e tij shpesh përkthehet si një pranim ironizues kur “kapet mat”.

Duket se plani për 2026-ën është kristalizuar: Yll Limani po përgatitet të lërë pas atmosferën e klubeve për të synuar një audiencë më të gjerë në një format që industria jonë muzikore rrallë e ka parë.  Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën
Next Article 2n1: Bay T ‘godet’ me projektin e ri
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Presidentja Osmani surprizon ‘Malësoren e Deçanit’ në ditëlindjen e saj

Në kuadër të traditës së kahershme të “Darkës së…

Writen by
Prive
21 Tetor, 2025
Yjet

’24 orë pa rrymë’, Labi bën thirrje për protestë

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri ka reaguar ashpër pas…

Writen by
Prive
3 Tetor, 2025
Yjet

Videoklipi i Adelinës tek vila e Radojçiq nxit reagime të forta

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka publikuar projektin e…

Writen by
Prive
8 Nëntor, 2025
Yjet

Kujdes! Ekspertët zbulojnë pasojat e fshehta psikologjike nga përdorimi i AI

Ndërsa kompanitë në mbarë botën flasin për mrekullitë e…

Writen by
Prive
5 Nëntor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Me vëllain dhe shokët: Edhe Azeti udhëton drejt Mekës për të kryer Umren
16 Mars, 2026
Konfirmohet data e nisjes së Ferma VIP 3
16 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?